Të akuzuarit për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar, të cilët akuzohen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues, në seancën e sotme në Gjykatën Penale thanë se e kuptojnë aktakuzën, por nuk ndihen fajtorë.
Procesi gjyqësor vazhdon më 31 gusht me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria. Si dëshmitarë janë thirrur Damjan Mançevski, Frosina Remenski, Pavle Bogoevski dhe Ilija Nikolovski.
I akuzuari Gorançe Angelovski, në seancën e sotme refuzoi të japë fjalë hyrëse dhe nuk e pranoi mbrojtjen, që gjykata ia emëroi sipas detyrës zyrtare, pasi në seancën e fundit ai hoqi dorë nga avokati i tij.
Kryetarje e Këshillit Gjyqësor është Dobrila Kacarska. Prokurore është Vilma Ruskoska. Kjo është seanca e katërt që nga fillimi i gjykimit. Tre seancat paraprake kanë zgjatur më shumë se gjashtë orë. Në sallën gjyqësore ishin të pranishëm të gjithë 33 të akuzuarit, nga të cilët 31 për rrezik terrorist të rendit kushtetues, ndërsa dy për ndihmë. Procesi gjyqësor filloi javën e kaluar me fjalët hyrëse të avokatëve të mbrojtjes dhe prokurores Vilma Ruskoska dhe avokatët e të akuzuarve. Prokurorja Ruskovska deklaroi në fjalët hyrëse se ka prova që do të konfirmojnë pretendimet nga akuza për kryerjen e një vepre penale kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues, ndërsa mbrojtja
argumenton se nuk ka prova për të vërtetuar këtë.
Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakaria Simovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.
Data 25.08.2025
Aktuale
- OEMVP: Kriteret për vauçerët e Qeverisë i diskriminojnë bizneset e vogla dhe të mesme
- (VIDEO) BDI: Ishim dhe mbetemi faktor stabiliteti, VMRO: BDI po shkon në histori
- (VIDEO) Ndryshimet në kodin zgjedhor, Kuvendi nuk pritet të bëjë tentim të ri për miratimin e ndryshimeve
- “Artur Zheji nuk imponohej”- Ish presidenti Bamir Topi në News24: Është marrë dhe me çështje të interesit kombëtar, formimi i tij shkonte përtej pushtetit politik…
- A i duhen Çairit strategjista apo bagerista?!
- Aksion i policisë financiare në Likovë, Zhelinë dhe Kumanovë, arrestohet 7 persona, kanë dëmtuar buxheti për mbi 430 milionë denarë
- Kryenin vjedhje në hotele dhe vila luksoze në Greqi, arrestohen 4 shqiptarë
- Spartak Ngjela kujton bisedat me Artur Zhejin: Ai ma njihte tipin dhe më bënte lëshime, njeri që dëgjonte dhe të lejonte të flisje