Kryeministri shqiptar Edi Rama sot në Durrës në një takim joformal do të presë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, për të
diskutuar thellimin e integrimit rajonal, me fokus në ekonomi dhe tregti. Në këtë takim, sipas një njoftim të Zyrës për komunikim të kryeministrisë në Shqipëri, do të marrin pjesë kryeministri i Maqedonisë Zoran, Zaev, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, si dhe Komisari Johanes Han dhe presidenti i Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim, Suma Çakrabarti. Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov e anuloi vizitën në Durrës për shkak të aksidentit rrugor që ndodhi në Svoge në të cilën humbën jetën 16 persona, ndërsa njëzet u lënduan. Veprimtaria njëditore, sipas këtij njoftimi, do të përbëhet nga sesione të ndryshme pune, gjatë së cilave do të diskutohen tema si tregtia, shërbimet, investimet dhe ekonomia dixhitale.
Takimi pritet që të mbahet në vilën qeveritare në Durrës, ndërsa është planifikuar që të fillojë në orën 10, ndërsa pasdite do të ketë pres konferencë të përbashkët të kryeministrave dhe komisarit Han.
“Pritet që kryeministrat e Ballkanit Perëndimor të diskutojnë më tej dhe të garantojnë angazhim maksimal në nivel të lartë në drejtim të zbatimit të planit shumëvjeçar të veprimit për zonën ekonomike rajonale për të cilën u ra dakord në Samitin e Triestes. Gjithashtu, rezultatet e deritanishme të Procesit të Berlinit dhe perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor do të jenë një nga temat e diskutimit”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Kryeministrisë shqiptare.
Takimi i parë joformal i Ballkanit Perëndimor ka qenë vjet më 26 gusht gjithashtu në Durrës. Në të, përveç komisarit Han kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë, Siril Miler.
Data 06.02.2025
Aktuale
- Kosovari e vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë – gjykata jep detaje
- Mexhiti në Uashington: Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të kontribuojë për paqen dhe sigurinë globale
- LSDM: A do të reagojë Anti-korrupsioni për skandalet e VMRO-së
- EMRI/ Në arrati prej rreth 2 muajsh për plagosje, arrestohet 22 vjeçari në Shkodër! I gjendet pistoleta me municionin e saj
- Mbledhje të dy komisioneve kuvendore
- Panamaja mohon pretendimet e SHBA-së mbi kalimet e lira të anijeve
- Premier League në sulm: Askush nuk e do Botërorin për Klube
- 26 vjet të rëndësishme nga Konferenca e Rambujesë: Një kapitull historik për Kosovën