Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitov dje realizoi takim me Josip Juratoviç dhe Martin Rozman, deputetë në Bundestagun gjerman nga partia SPD, si dhe me
përfaqësues të Fondacionit “Fridrih Ebert”, ku shprehi mirënjohje për mbështetjen jashtëzakonisht të rëndësishme të Gjermanisë në muajt e kaluar në drejtim të progresit të Maqedonisë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s.
Siç kumtoi MPJ, Dimitrov është shprehur i kënaqur edhe nga roli i rëndësishëm të cilin Bundestagu gjerman e ka në këtë proces. Duke informuar për rrjedhën e reformave dhe zbatimin e Marrëveshjes së arritur për zgjedhjen e kontestit bilateral me Greqinë, Dimitrov theksoi “interesi i rritur dhe vizitat e shpeshta të zyrtarëve gjerman janë porosi e qartë për atë se çfarë Maqedonie mbështet partneri ynë më i rëndësishëm evropian dhe inkurajim i fuqishëm për hapat të cilat duhet t’i kalojmë në këtë periudhë kyçe për vendin tonë dhe për qytetarët e saj”.
Deputetët gjermanë Juratoviç dhe Rozman e përshëndetën progresin e dukshëm të Maqedonisë në planin e reformave dhe në procesin e afrimit drejtë BE-së dhe NATO-s, veçanërisht duke e potencuar Marrëveshjen e arritur me Greqinë.
Juratoviç potencoi se marrëveshja paraqet “pikë e ndritshme jo vetëm për dy vendet, por edhe për gjithë Ballkanin dhe Evropën dhe paraqet shembull të qartë për atë se dy demokracitë mund të arrijnë marrëveshje edhe për çështje më të komplikuara, vetëm nëpërmjet dialogut të hapur dhe politikës me kompromis”. Juratoviç vlerësoi se ky sukses paraqet edhe nxitje për të gjitha forcat demokratike në rajon dhe më gjerë dhe se Berlini zyrtar fuqishëm e mbështet dhe në mënyrë aktive angazhohet për zbatim të plotë
të marrëveshjes. Në takim është shprehur kënaqësi e përbashkët nga bashkëpunimi i suksesshëm bilateral midis Maqedonisë dhe Gjermanisë dhe dinamikës pozitive në komunikimin me përfaqësuesit nga Bundestagu gjerman, ndërsa u shkëmbyen edhe mendime për çështjet aktuale me karakter rajonal.
Data 07.06.2025
Aktuale
- Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit! Detajet e para
- Festa e Kurban Bajramit: OKH Merhamet dhe ShK “Vizioni M” shpërndajnë 5 mijë dhurata për fëmijë në gjithë territorin e RMV-së
- Krenaria e Kosovës: Ushtarakët shqiptarë arrijnë sukses të jashtëzakonshëm në SHBA
- Google prezanton revolucionin e kërkimit me AI: Një përvojë krejt e re
- Tifozat Kuq e Zi kanë një mesazh të rëndësishëm para ndeshjes
- Toshkovski: Ajo që po ndodh me procesin evropian është më shumë se sa ngecje, është një padrejtësi
- A kërkojnë demokratët largimin e kreut të PD-së pas humbjes në zgjedhje? Përgjigjet Paloka: Berisha është njeriu që e mori partinë nga humnera dhe e ngriti! Unë lodhesha duke e parë të…
- “Pa një qeveri teknike nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri”- Edi Paloka: Rikthimi i PD, marrja e simboleve dhe fitorja e Trump në SHBA na dhanë shpresë për 11 Majin!