Një person nga Kumanova është gjetur i vdekur në afërsi të pompës së benzinës në rrugën “Kej Dimitar Vllahov” në Shkup.
Policia njofton se bëhet fjalë për 40-vjeçarin R.L nga Kumanova.
Trupin e tij pa shenja jete e ka vërejtur një vajzë e cila së pari ka informuar të punësuarit në pompën e benzinës dhe më pas është thirrur edhe policia.
Me urdhër të Prokurorit Publik mbi trupin e të ndjerit do të bëhet obduksion