VMRO-DPMNE ka vazhduar akuzat ndaj partisë në pushtet LSDM. Sipas partisë së Hristijan Mickoskit, nga Qendra për komunikim e socialdemokratëve çdo ditë lëshohet po e njëjta kumtesë, apo siç thonë, “të njëjtat teza, të pavërteta dhe gënjeshtra”. “Qendra për komunikim e LSDM-së e mbron Zaevin nga kriminaliteti, nga arsyeja e thjeshtë se ai e prodhon. E mbron me tezat e njëjta të rreme për referendumin, manipulon, e fton VMRO-DPMNE-në etj. Kështu turpi për marrëveshjen kapitulluese nuk mbrohet. Nuk mbulohet as skandali me tenderë dhe punësime partiake të mbi 6.000 personave në administratë. Zoran Zaev dhe LSDM të mos e përdorin referendumin si paravan për grabitje kolektive që ia bëjnë Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Data 25.08.2025
Aktuale
- Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por flakët rrezikuan banesat përreth! Arrestohet 63-vjeçari në Dimal
- Pritjet e gjata në pikat kufitare: Çfarë po ndodh në Merdar dhe Dheu i Bardhë?
- Brenda 20 shtatorit nis parlamenti dhe qeveria e re! Nga reformat, llogaridhënia dhe beteja për integrimin, çfarë pritet në vjeshtë
- Policia shqipton rreth 2 mijë e 500 gjoba trafiku, dy aksidente me fatalitet brenda 24 orëve të fundit
- Arrestohet i dyshuari për tentim-vrasje në Deçan
- QMK: Një zjarr aktiv në 24 orët e fundit, dy nën kontroll
- Aksion i madh i Policisë Financiare në Likovë, Kumanovë dhe Zhelinë: Dyshohet për krim financiar mbi 7 milionë euro
- Për hyrje dhe dalje nga vendi në vendkalimet kufitare pritet nga 30 minuta