Në poligonin për stërvitje në Krivollak nuk përdoret municion me uranium të varfëruar. Fotografitë që janë publikuar në disa prej portaleve janë lajme të rreme tipike, qëllimi i të cilave është përhapin panik dhe të shkaktojnë rezistencë te qytetarët ndaj NATO-s, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.
Ekspertë nga Ministria thonë e deri tani në poligonin e armatës Krivollak në asnjë rast nuk është përdorur municion me uranium. Për stërvitjen e fundit të kryer me forcat e armatosura të SHBA-së, është përdorur municion për mitraloz me kalibër 12,7 mm. Bëhet fjalë për plumb të mbështjellë me bakër. Bakri, për shkak ngjyrës së tij, siç thonë nga Ministria e Mbrojtjes, është përdorur që ta përhapur lajmin se bëhet fjalë për municion me uranium të varfëruar. Kalibri më i vogël i municionit me uranium të varfëruar, shtojnë prej atje, është 30 mm. Ministria e Mbrojtjes dhe ARM-ja kanë zhvilluar projekt për mbrojtjen e mjedisit jetësor në Poligonin e armatës në Krivolloak dhe në tërësi i përmbahen elaboratit me qëllim të mos shkaktojë çfarëdo kontaminimi të hapësirës.
Ekspertë nga Ministria sqarojnë se plumbi me uranium të varfëruar përdoret sepse uraniumi ka masë dhe shpejtësi të madhe dhe vepron në mënyrë kinetike në cak, depërton.
Municionи i tillë, thonë për shembull përdor aeroplani A10 për shkatërrimin e mburojës së tankeve.
Ministrja e Mbrojtjes Radimilla Shekerinska dje në profilin e sa në fejsbuk doli me përgënjeshtrim se në Krivollak përdoret municion me uranium të varfëruar.
“Gënjeshtrat famëkeqe nuk janë të dobishme. Qytetarët të mos u nënshtrohen lajmeve të rreme në prag të referendumit të ardhshëm zyrtarizimit të anëtarësimit në NATO”, shkroi Shekerinska dje në proflin e saj në Fejsbuk.