Si një anëtare e NATO-s, Maqedonia është e gatshme që në përgjithësi të ndajë të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë për ruajtjen e qetësisë dhe stabilitetit rajonal dhe ndërkombëtarë, kështu deklaron për mediat zv.ministrja e financave Shiret Elezi e cila ishte pjesë e delegacionit të kryeministrit Zaev ku pritën në takim gjeneralin e NATO-s Kurtis Skaparoti.
“Vizita e gjeneralit suprem të forcave të NATO-s për Europë, Kurtis Skaparoti dhe përkrahjen që ai sjellë është një motivim për qytetarët e Maqedonisë dhe gjithë institucionet”, vlerëson kështu zv.ministrja Elezi e cila ka theksuar se në këtë takim është diskutuar edhe mbi Referendumin ku qytetarët do të tregojnë vendimin e tyre për të përkrahur rrugën deri në anëtarësimin në BE dhe NATO, rrugë kjo e cila na garanton siguri në një shoqëri të vendeve tjera të aleancës.