Xhihad Huseini
Me gjithë premtimet e kësaj qeverie dhe shpresave tona se shumë gjëra do të përmirësohen në këtë vend, del se po vazhdon i njëjti avaz sikur në kohen e qeverive të kaluara. Zhgënjimi i fundit më ndodhi sot, më saktësisht më datën 05/08/2018 ora 13:00; një mik imi nga Arabia Saudite Qasim Qalab, që e kam njohur gjatë studimeve të mia në Rijad të Arabisë Saudite, për herë të parë viziton Maqedoninë sot me qëllim të shiqojë mundësitë për të investuar në vendin tonë, dhe në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit për një orë të tërë maltretohet e vonohet duke u marrë në pyetje nga policia sikur të ishte farë krimineli a terroristi.
Pesë policë i janë tubuar mbi kokë dhe me llupë me minuta të tërë i kanë kontrolluar vizen shengen se a është fallco apo jo. E ai jo që kishte të gjithë dokumentacionin në rregull dhe vizë shengen të marrë nga shteti francez, por edhe kishte vizituar disa vende evropiane më herët me të njëjtën vizë. E dihet mirëfilli se Maqedonia ka marrëveshje me shtetet e Bashkimit Evropian se ata që posedojnë vizë shengen mund të vizitojnë Maqedoninë pa kurrfarë pengese, që i bie se ne nuk i rrespektojmë as marrëveshjet me BE-në.
Vizita të tilla janë si rrjedhojë e ftesave dhe përpjekjeve tona të kahershme që të bindim investitorë nga vendet arabe që të investojnë tek ne, me qëllim që t’i ndihmojmë vendit tonë me atë që kemi mundësi. Dhe në këtë formë shteti i Maqedonisë po i largon këta investitorë potencial e po i bën dëm vetvetes. E keqja është se ky nuk është rasti i parë i tillë. A mos vallë kjo është e qëllimshme vetëm për njerëzit që vijnë nga Lindja apo i takojnë një race tjetër?!
A thua vallë kryeministri Zaev dhe Ministri i Punëve të Brendshme janë në dijeni me sjelljen e nëpunësve të tyre me invesitorët e Lindjes?! Dhe kjo ndodhë pikërisht një javë pas vizites në Maqedoni të Ambasadorit të Arabisë Saudite me seli në Tiranë.
Nëse është kështu atëherë le të dalë qeveria me një prononcim se ne nuk duam investitorë nga Lindja, në të kundërtën do të duhej të meren masa për evitimin e këtyre pengesave dhe sjelljeve jokorrekte ndaj atyre prej të cilëve presim t’i ndihmojnë këtij vendi. Kjo sjellje dhe mendësi i ngjason ideologjisë komuniste dhe Akoma nuk e kemi tejkaluar.
Për atë nuk më vjen çudi që kemi edhe viza dalëse për haxh!!
( Autori është përgjegjës i OKH Merhamet zyres në Tetovë dhe aktiviht i shoqërisë civile)