Vetëm 0,56 për qind nga toka e punueshme në Maqedoni për momentin bën pjesë në prodhimtarinë organike bimore, ndërsa projeksionet deri në vitin 2020, në
pajtim me strategjinë për zhvillim rural, me katër për qind. Këto numra, siç u tha në promovimin e sotëm të studimit më të ri për prodhim organik, janë zhgënjyese edhe krahas politikave dhe aktiviteteve intensive të pothuajse gjitha palëve të përfshira në sektor. Në blegtori gjendja është më ndryshe. Vitin e kaluar 3,57 për qind nga prodhimi ka qenë organik, që është pothuajse katër për qind, aq sa arrin edhe projeksioni për vitin 2020.Organizata e konsumatorëve (OKM), theksoi nevojën e ndjekjes së rregullores më të re evropiane për prodhim organik që u miratua në maj të këtij viti, ndërsa do të fillojë të zbatohet nga 1 janari i vitit 2021. Rregullorja parashikon një sërë lehtësimesh, për prodhuesit mes të cilëve edhe certifikim grupor që do të mundësojë edhe shpenzime më të ulëta, ferma të përziera për prodhimtari organike dhe konvencionale, si dhe shmangien e kontrolleve vjetore, gjegjësisht zbatimin e tyre në çdo dy vjet. Në promovimin e sotëm të studimit “Ushqimi organik më afër konsumatorëve”, u theksua nevoja për mbajtjen e prodhimeve organike, fushatë më agresive e prodhuesve të tyre, si dhe sigurimin e tezgave të posaçme në tregjet e gjelbërta dhe vende të posaçme në marketet me qëllim të ekspozimit më të madh të prodhimeve organike për konsumatorët.
Data 25.08.2025
Aktuale
- Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por flakët rrezikuan banesat përreth! Arrestohet 63-vjeçari në Dimal
- Pritjet e gjata në pikat kufitare: Çfarë po ndodh në Merdar dhe Dheu i Bardhë?
- Brenda 20 shtatorit nis parlamenti dhe qeveria e re! Nga reformat, llogaridhënia dhe beteja për integrimin, çfarë pritet në vjeshtë
- Policia shqipton rreth 2 mijë e 500 gjoba trafiku, dy aksidente me fatalitet brenda 24 orëve të fundit
- Arrestohet i dyshuari për tentim-vrasje në Deçan
- QMK: Një zjarr aktiv në 24 orët e fundit, dy nën kontroll
- Aksion i madh i Policisë Financiare në Likovë, Kumanovë dhe Zhelinë: Dyshohet për krim financiar mbi 7 milionë euro
- Për hyrje dhe dalje nga vendi në vendkalimet kufitare pritet nga 30 minuta