Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, Hazbi Lika së bashku me Sekretarin
shtetëror, Faton Ahmeti, sot realizuan takim pune me Xhef Goldstein, ushtrues i detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Shkup.
Fillimisht në takim, njofton Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohri u diskutua rreth mbështetjes potenciale që Misioni mund të ofrojë mbi çështjet prioritare të përfshira në Planin e reformave të Qeverisë dhe mundësive për bashkëpunimet e ardhshme të cilat do të jenë në dobi të të dy institucioneve.
Paralelisht, bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri për përforcim të bashkëpunimit duke nënshkruar memorandum bashkëpunimi që do të shërbejë si bazë e punës së mëtutjeshme e cila do të realizohet përmes grupeve punuese dhe intensifikimin e takimeve të rregullta.
“Në aspektin e identifikimit të fushave prioritare për t’i adresuar së bashku, u diskutua rreth asistencës së nevojshme në çështjen e gjuhës, përfaqësimit të drejtë, si dhe raportet mes komuniteteve”, shtohet në kumtesë.
Zëvendëskryeministri Lika më tej në takim propozoi që të inicohen projekte të përbashkëta të cilat qëllim kryesor do të kenë stimulimin për mësimin e gjuhës dhe kulturës së njëri tjetrit, si një indikacion i rëndësishëm në rrugën drejt përforcimit të marrëdhënieve ndëretnike në Republikën e Maqedonisë.
Data 25.08.2025
Aktuale
- Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por flakët rrezikuan banesat përreth! Arrestohet 63-vjeçari në Dimal
- Pritjet e gjata në pikat kufitare: Çfarë po ndodh në Merdar dhe Dheu i Bardhë?
- Brenda 20 shtatorit nis parlamenti dhe qeveria e re! Nga reformat, llogaridhënia dhe beteja për integrimin, çfarë pritet në vjeshtë
- Policia shqipton rreth 2 mijë e 500 gjoba trafiku, dy aksidente me fatalitet brenda 24 orëve të fundit
- Arrestohet i dyshuari për tentim-vrasje në Deçan
- QMK: Një zjarr aktiv në 24 orët e fundit, dy nën kontroll
- Aksion i madh i Policisë Financiare në Likovë, Kumanovë dhe Zhelinë: Dyshohet për krim financiar mbi 7 milionë euro
- Për hyrje dhe dalje nga vendi në vendkalimet kufitare pritet nga 30 minuta