Një grua e cila duket se ka qenë e pranishme në tragjedinë që ndodhi në Athinë dhe ka publikuar në rrjetin Facebook disa pamje të cilat nuk kanë qenë publikuar më parë.
Në këto foto dhe video shihen persona që tentojnë ti shpëtojnë zjarrit vdekjeprurës në zonën e Matit në Athinë.
Elia Kallia ka filmuar dhjetëra persona të cilët ndodhen në det dhe mbajnë në krahë fëmijët e tyre, të tjerë edhe kafshë për t’i shpëtuar nga zjarri.
“Ne përjetuam ferrin dhe vdekjen. Ju lutem ripublikoni fotot për t’i ndihmuar njerëzit të gjejnë të tyret. Komentet nuk janë të nevojshme”, shkruan ajo në Facebook.
https://www.facebook.com/elia.kallia/posts/10156687580834695