Më datë 26.07.2018 në ora 19 e 30 minuta, në rrugën regjionale fshati Jazhincë-Tetovë, ka ndodhur aksident trafiku në mes veturës ,, Golf,, me targa të Tetovës e drejtuar nga personi F.K. 43-vjeç nga Tetova, dhe Motoçikletë e tipit ,,Kumko,, e drejtuar nga një 17-vjeçar nga Tetova.
Në aksident, motoçiklisti ka marrë lëndime të rënda trupore ,dhe me autoambulancë është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës,, për dhënien e ndihmës mjekësore, për shkak të seriozitetit të lëndimeve, i njëjti është transferuar në klinikat e Shkupit, për mjekim të mëtutjeshëm.
Hetimet në vendin e ngjarjes, i ka kryer ekipi hetues, nga Sektorit për punë të brendshme Tetovë.