Në vazhdën e përgatitjeve të kongresit të shtatë të Partisë Demokratike Shqiptare dje u mbajtën kuvende të rregullta të degëve të PDSH-së në Saraj dhe Çair.
Punimet e këtyre kuvendeve i ndoqi kryetari i partisë, Menduh Thaçi, si dhe kryetari i këshillit për organizimin e kongresit të partisë, Azem Sadiku.
Siç njoftojnë nga PDSH, në kuvendin e degës së Sarajit, për kryetar të degës u zgjodh Sefedin Aliu, kurse në Çair për kryetar të degës u zgjodh Ramazan Shaqiri. Gjithashtu në këto kuvende u zgjodhën kryesitë e degëve, delegatët e kongresit, si dhe propozimet për anëtarë të kuvendit qendror të Partisë Demokratike Shqiptare. Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi pasi përshëndeti punimet e kuvendeve, theksoi rëndësinë e debllokimit të proceseve integruese, si dhe rëndësinë e implementimin të plotë të marrëveshjes me
Greqinë, andaj në këtë drejtim kërkoi angazhim maksimal të strukturave partiake. Siç informon Shërbimi i PDSH-së për informim, Thaçi gjithashtu përshëndeti aderimet e reja dhe interesimin e madh të shqiptarëve për anëtarësim në PDSH, si dhe potencoi se dyert e Partisë Demokratike.
Data 25.08.2025
Aktuale
- Tetë ditë paraburgim për prindin 43-vjeçar i cili sulmoi dy futbollistë në ndeshje futbolli
- OEMVP: Kriteret për vauçerët e Qeverisë i diskriminojnë bizneset e vogla dhe të mesme
- (VIDEO) BDI: Ishim dhe mbetemi faktor stabiliteti, VMRO: BDI po shkon në histori
- (VIDEO) Ndryshimet në kodin zgjedhor, Kuvendi nuk pritet të bëjë tentim të ri për miratimin e ndryshimeve
- “Artur Zheji nuk imponohej”- Ish presidenti Bamir Topi në News24: Është marrë dhe me çështje të interesit kombëtar, formimi i tij shkonte përtej pushtetit politik…
- A i duhen Çairit strategjista apo bagerista?!
- Aksion i policisë financiare në Likovë, Zhelinë dhe Kumanovë, arrestohet 7 persona, kanë dëmtuar buxheti për mbi 430 milionë denarë
- Kryenin vjedhje në hotele dhe vila luksoze në Greqi, arrestohen 4 shqiptarë