Ekipet e NP “Komunalec” – Manastir me mbështetjen e mekanizimit të REK Manastir e shuan zjarrin i cili shpërtheu në deponinë komunale “Meglenci”, e locuar në afërsi
të kombinatit energjetik dhe të minierave. Nga NP “Komunalec” – Manastir informojnë se kanë reaguar menjëherë që të mos ndodh përhapja e zjarrit dhe të mos dalë jashtë territorit të deponisë komunale.”Angazhuam ekipe dhe kërkuam ndihmë nga REK Manastir dhe zjarrfikësit prej komunës Novaci, në territorin e së cilës është deponia komunale. Për shkak të motit të nxehtë, zjarri përfshiu sipërfaqe të mëdha dhe u përhap, por i njëjti u vu nën kontroll. Për këtë zjarr e informuam edhe SPB Manastir që të përcaktohet se cilat janë shkaqet e zjarrit në deponinë “Meglenci” pasi kemi përshtypjen se zjarri është shkaktuar nga faktori njeri”, theksoi Pande Bogoevski, drejtor i NP “Komunalec – Manastir”. Deponia komunale “Meglenci” është me sipërfaqe prej gjashtë hektarësh, ndërsa janë përfshirë nga zjarri dy hektarë, informojnë nga NP “Komunalec” – Manastir të cilët kanë ndërmarrë edhe masa parandaluese për parandalimin e një zjarri të ri në deponi.
Data 28.08.2025
Aktuale
- Spartak Ngjela: Serbia para zgjedhjes mes SHBA-së dhe Rusisë, frika kryesore mbetet Kosova
- Protesta antiqeveritare në Serbi, përleshje midis studentëve dhe policisë në Novi Sad
- Tragjike në Greqi, humbin jetën në aksident dy 16-vjeçarë
- Zelensky emëron ish-zëvendëskryeministren ambasadore në SHBA
- Fermin Lopez “përplas” drejtuesit katalanas me Hansi Flick
- A do të na zëvendësojë Inteligjenca Artificiale? Shqetësimet e punëtorëve në Mbretërinë e Bashkuar
- Rron Gjinovci: Kjo është mundësia për me ia ndalu veprimtarinë Listës Serbe në Kosovë
- Avdyli kritikon Lumir Abdixhikun: Zhgënjyese se si mundet një kryetar….