Qeveria e Maqedonisë bën gjithçka që të mos vendosë kundërmasa për Kosovën, por do ta mbrojë prodhimin vendor nëse edhe pas takimeve të caktuara ministrore në
nivel rajonal dhe dypalësh, vendimi për rritjen e tarifave doganore nuk tërhiqet, kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave PBPEU). “Presim që Qeveria e Kosovës ta tërheqë masën e vendosur me çfarë do ra tejkalojmë kontestin”, thekson MBPEU. Njëherit informon se në drejtim të zgjidhjes së problemit, ministri Lupço Nikollovski është në komunikim të vazhdueshëm me ministrat dikasterialë të Kosovës dhe të rajonit. “Të mërkurën do të ketë takim të përbashkët të të gjitha ministritë dikasterialë nga rajoni ku do të kërkohet model i përbashkët si të tejkalohet ky problem me Kosovën. Nëse nuk tejkalohet problemi të mërkurën, ditëve në vijim ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe ai i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, do të takohen me kolegët e tyre nga Kosova. Do të kërkohet mënyrë për tejkalimin e gjendjes. Qëllimi është shfuqizimi i vendimit dhe mundësimi i lëvizjes së shpejtë të mallrave dhe shërbimeve si dhe shkëmbimi tregtar midis të dyja vendeve. Presim të arrihet marrëveshje përkatëse, ku nuk do të ketë palë të pakënaqura dhe e cila do të jetë me interes të tëgjithëve”, thonë nga MBPEU.
Javën e kaluar ministritë e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave dërguan shkresë deri te CEFTA, Bashkimi Evropian dhe deri te Qeveria e Kosovës, me ç’farë zyrtarisht kanë kërkuar tërheqjen e vendimit të Kosovës për rritjen e tarifave doganore për importin e pemëve dhe perimeve.
Data 07.02.2025
Aktuale
- EMRI/ Shpërthimi i një lokali në Fushë Krujë me tritol, blutë identifikojnë autorin e ngjarjes! Shpallet në kërkim 41 vjeçari, e pëson dhe i ati
- Brenda muajit automjetet zyrtare do të pajisen me targa speciale
- EMRAT/ Vijon maskimi si zyrtarë të institucioneve vendore për zhvatjen e biznesmenëve! Arrestohet 26 vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, përfituan 6 mijë euro nga sipërmarrësi
- Dalin për herë të parë pamjet se si dukej Arbana Osmani nuse
- Dr. Kristo Papa, humanist me profesion dhe në praktikë, ndihmon shkollën shqipe “ Iliria” në Londër!
- MPB: Alarmet për bomba nëpër shkolla janë të rrejshme
- Punonjësi humbi jetën gjatë rikonstruktimit të një objekti në kalanë e Beratit, arrestohet administratori i firmës së ndërtimit pas rreth 2 muaj arrati
- Arrestohet në Spitalin e Tetovës një 34-vjeçar, dyshohet për marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur