Deputetët do të marrin shumë më të ulët të shpenzimeve të rrugës, me ndryshimet e Ligjit për deputetët, që sot u votuan në Kuvend me 76 vota “për” dhe një “të
përmbajtur”. Me ndryshimet ligjore në vend të 30 për qind të përcaktuar deri më tani për një kilometër të kaluar nga çmimi i shitjes në një litër derivat për automjetin i cili shfrytëzohet, deputetët do të marrin kompensim deri në 20 për qind për një kilometër të kaluar nga çmimi i shitjes të një litri derivat për automjetin i cili shfrytëzohet. Në pajtim me ndryshimet e Ligjit, deputetëve u mundësohet edhe kompensim për banesë të marrë me qira në Shkup. Konkretisht, deputetëve, të cilët jetojnë më larg se 100 kilometra nga Kuvendi, u jepet mundësia për banesë me qira, me të drejtë të kompensimit për vetëm katër udhëtime në muaj nga dhe deri tek vendi i tyre i banimit, që të mund të kontaktojnë me votuesit. Para votimit, deputetja Liljana Zaturoska nga VMRO-DPMNE-ja theksoi se edhe me ndryshimet edhe me plotësimet e Ligjit sërish keqpërdoret flamuri evropian, por shtoi se deputetët nga grupi i saj i deputetëve do ta mbështesin sepse u janë pranuar amendamentet me të cilat, siç tha, u dilet në
ndihmë transportuesve të taksive. Në replikë, Dime Velkovski nga LSDM-ja theksoi se me ndryshimet bëhet vetëm harmonizimi me legjislacionin evropian.
Data 28.08.2025
Aktuale
- Spartak Ngjela: Serbia para zgjedhjes mes SHBA-së dhe Rusisë, frika kryesore mbetet Kosova
- Protesta antiqeveritare në Serbi, përleshje midis studentëve dhe policisë në Novi Sad
- Tragjike në Greqi, humbin jetën në aksident dy 16-vjeçarë
- Zelensky emëron ish-zëvendëskryeministren ambasadore në SHBA
- Fermin Lopez “përplas” drejtuesit katalanas me Hansi Flick
- A do të na zëvendësojë Inteligjenca Artificiale? Shqetësimet e punëtorëve në Mbretërinë e Bashkuar
- Rron Gjinovci: Kjo është mundësia për me ia ndalu veprimtarinë Listës Serbe në Kosovë
- Avdyli kritikon Lumir Abdixhikun: Zhgënjyese se si mundet një kryetar….