Filip Medarski reagon pasi VMRO-DPMNE tha se zyra e avokatit të Zoran Zaevit është në të njëjtën adresë me firmën që fitoi tenderin 35 milionë euro.
“Partia politik VMRO-DPMNE dha deklarata se firma, e cila ka konkuruar në tender prej Ministrisë së Shëndetësisë është e regjistruar në të njëjtën adresë, si zyra ime e avokatisë. Do të dëshiroja ta informoj publikun se zyra ime e avokatisë nuk ka asnjë lidhje me firmën që ka konkurruar në tender dhe e them me plotë përgjegjësi se ajo firmë, themeluesit e saj, drejtuesit dhe punëtorët e saj asnjëherë nuk i kam përfaqësuar, por as që personalisht nuk i njoh cilin do nga ato”, tha avokati Filip Medarski.