Një këmbësorë dhe një shofer i automjetit janë lënduar rëndë, ndërsa katërmbëdhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në 25 aksidente të evidentuara vikendin e kaluar në rrethinën e SPB të Shkupit.
Policia e komunikacionit ka sanksionuar 200 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 90 shoferë.
Sipas raportit të policisë, 35 persona kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkollit, 44 kanë drejtuar automjetin para së pajisen me të drejtën për vozitje, 11 fillestarë, dy vetura kanë qenë teknikisht në gjendje të dëmtuar, 45 të pa regjistruara dhe dy për shkak të mbingarkesës.
Në mënyrë jo të rregullt janë parkuar 134 vetura, ndërsa shërbimi i karrotrecit ka ngrit 102 automjete.
Është sanksionuar edhe një këmbësor që ka kaluar rrugën jashtë kalimit, tre këmbësorë kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, tetë kanë kaluar udhëkryqin poashtu në dritën e kuqe, tre shoferë nuk iu kanë dhënë përparësi kalimit të këmbësorëve, tre janë rreshtuar në mënyrë jo të drejtë, ndërsa 25 shoferë janë sanksionuar për mos përdorim të helmetës mbrojtëse.