Analistët politik janë të mendimit se referendumi do të duhet të jetë i sukssukseshëm madje edhe edhe me ndonjë marrëveshje eventuale me VMRO-DPMNE, për tu siguruar mbështetja me dalje në referendum, por në asnjë mënyrë të mos merret për bazë kërkesa indirekte eVMRO-së për amnisti eventuale për disa funksionar të sajë.
Kështu për TVM2 vlerëson profesori universitar Qashif Bakiu sipas të cilit Maqedonia është në një udhëkryq ku definimi i rrugës do të ndodhë në referendumin për emrin, në të cilën është përfshirë edhe integrimi, dhe kjo qështje sipas tij është në duart e qytetarëve dhe jo në vullnetin e liderëve politik.
“Çdo marrëveshje me krimin për Qeverinë do të ishte një humbje e madhe, por humbja më e madhe do të ishte për Qytetarët. Çështja e referendumit është në duartë e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Ndikimi apo impakti të cilën do ta kenë këto forca destruktive ndaj proceseve integruese, do të hasë në kundërshtim të madhë tek qytetarët, sepse për një kohë të gjatë kjo shoqëri po mbahet pengë me qështjet të cilat artificialishtë po shëndërohen në problematike konkrete” – tha profesori universitar, Qashif Bakiu.
Edhe analisti politik Nijazi Muhameti, është i mendimit se tek Qeveria mungon strategjia se si të mobilizohet gjithë kjo qytetari, por edhe subjektet politike rreth këtij objektivi.
“Mungon ajo strategjia se si të mobilizohet gjith kjo qytetari, por edhe subjektet politike rreth këtij objektivi. Do të ishte shumë e gabuar po që se pretendimet për referendum të suksesshëm do të bazoheshin në një marrëveshje eventuale me VMRO-DPMNE-në. Nuk do të ishte e këshillueshme që Zaev të përqëndrohet në këtë suazë pazaresh sepse kjo nuk do ti garantonte një rezultat pozitiv, dhe duke luajtë me këto problematika, mund të na skadon edhe afati i shpalles dhe i realizimit të referendumit. Sa i përket qështjes së sa do të ishte efikase shpallja e zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare, edhe ajo ka disa zbrastira, që të siguron se kjo është alternative më e mirë” – u shpreh analisti, Nijazi Muhameti.
Kryeministri Zaev por edhe lideri i partisë më të madhe politike tek shqiptarët Ali Ahmeti, në takimin e liderëve politik kanë pohuar se zgjedhjet nuk janë solucioni i fundit, por nëse nuk ka zgjidhje, as ky opcion nuk përjashtohet nga kombinimi.