Lideri i Demokracisë së Re opozitare greke, Kirjakos Micotakis konsideron se referendumi në vendin fqinj verior do të ketë sukses, por thekson se njohja e kombit
maqedonas dhe gjuhës maqedonase në Marrëveshjen e Prespës është diçka e papranueshme. Micotakis në intervistë për “Zidojçe cajtung” edhe njëherë e shpreh pakënaqësinë e tij nga arritja e Marrëveshjes, por shton se përderisa ai ratifikohet në Parlamentin grek do ta respektojë”, transmeton MIA.
“Qartë thashë se nuk mendoj se kjo marrëveshje është e mirë. Demokracia e Re, do të votojë kundër, edhe kur të vjen për votim. Por, dukshëm do të duhet ta respektojë si obligim kombëtar, të Greqisë, përderisa ratifikohet nga Parlamenti grek”, thotë ai.
Në shënimin e gazetarit për “Zidojçe cajtung” se gjuha maqedonase është pranuar në dokumente të KB-së që nga viti 1977 Micotakis përgjigjet se “ajo nuk është e njëjtë.
“Çështja e Shkupit është e ndjeshme. Shumica e grekëve e hedhin poshtë marrëveshjen. Veçanërisht në Greqinë veriore shumë njerëz janë të mllefosur. Qindra firma greke e shfrytëzojnë termin “Maqedonia” për prodhimet e tyre. Nuk do të na pengojë përderisa themi se gjuha e cila flitet në Shkup është sllavo-maqedonase, por jo maqedonase”, thekson Micotakis.
Përmend se vendit fqinj i paraprin referendumi dhe sipas tij Marrëveshja do të pranohet. Shton se referendum i tillë në Greqi nuk mund të kalojë.
“Unë nuk dëshiroj referendum por çështjet politike – të jashtme duhet t’i zgjidh Parlamenti. Ajo duhet të na detyrojë të mendojmë. Zotri Cipras nuk na ka konsultuar as për këtë rast. Ai dëshiron ta shfrytëzojë temën që ta ndajë partinë time, por unë nuk e luaj rolin e tij. E rëndësishme për të ardhmen e Greqisë është. Demokracia e Re të mbetet e bashkuar dhe të mund të ndërtojë qeveri të fuqishme proqeveritare”, theksoi Micotakis. Në lidhje me atë nëse konsiderohet se zgjedhje të reja duhet të ketë pas ratifikimit të Marrëveshjes, Micotakis përgjigjet negativisht.
“Fqinji jonë jugor nga ne fitoi diçka, që asnjë qeveri greke deri tani nuk ishte e gatshme ta japë: të drejtën e kombësisë maqedonase dhe gjuhën maqedonase, edhe pse vendi do të quhet Maqedonia Veriore. Ajo është një paradoks, shtoi ai në intervistë për Zidojçe cajtung.
Data 28.08.2025
Aktuale
- Morën ryshfet nga pronarët e bizneseve që të mos i hiqnin çadrat që zinin hapësirat publike! Arrestohet punonjësi i IMT-së, shpallet në kërkim inspektori
- ASH: Shqiptarët faktor shtetformues dhe vendimtar në Maqedoninë e Veriut
- Kandidati i AKI-së për Çair, Bujar Osmani prezantoi tetë masa për arsimin
- Zbardhet skema e ryshfetit/ Inspektorët i kërkuan pronarit të lokalit 1000 euro për të mos i prishur tendën! Paratë tentuan t’i fshihnin në një lokal, si ranë në kurthin e policisë
- Në përkrahje të Bujar Osmanit për kryetar të Çairit
- Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident trafiku në Gradsko
- MASh-i shpalli trajnim për mësimdhënësit për zbatimin e inteligjencës artificiale në mësimdhënie
- “Fëmija është tërhequr zvarrë disa metra …”, QKUK jep detaje për gjendjen e 5-vjeçarit që u sulmua nga një ujk