Në letër të hapur deri te opinioni, të publikuar në gazetën britanike “Gardijan”, më shumë se 40 intelektualë nga Evropa dhe SHBA-ja kërkojnë marrëveshje historike
mes Maqedonisë dhe Greqisë me të cilin zgjidhen dallimet rreth emrit, të zbatohet. Në letrën e nënshkruar nga profesorë universitar nga Londra, Berkli i Kalifornisë, Bolonja, Nju-Jork, Varshava, Kembrixh, anëtarë të Parlamentit Evropian, filozofë të shquar nga Strazburgu dhe Parisi e shprehin përkrahjen e Marrëveshjes, duke potencuar se ajo e respekton dinjitetin dhe të drejtën e vetëpërcaktimit të dy popujve dhe e konfirmon dëshirën e dy vendeve për bashkëjetesë të qetë.
Këto personalitete të shquara, potencojnë se Marrëveshja i definon kufijtë kulturor, historik dhe politik mes Maqedonisë greke klasike dhe prej tani Maqedonia Veriore, duke e vënë atë qartë në njohuri se identiteti i Maqedonisë mund të ndahet mes njerëzve të cilët e pranojnë, me vlerë të ndryshme. Duke u përkujtuar në brengat kryesore, por edhe përfitimet për njërën palë dhe tjetrën, në letër theksohet se kur do të përfundojë, “kjo marrëveshje ndërkombëtare juridike-obliguese do ta zgjidh çështjen për identitetin politik kontestues, aq e zakonshme në shoqëritë multikulturore dhe do të ofrojë model për zgjidhje të ardhshme të konflikteve tjera afatgjate.
Megjithatë intelektualët evropian dhe amerikan potencojnë se në të dy vendet ekzistojnë ekstremistë dhe radikalë të cilët janë kundër marrëveshjes. Ato citojnë se veçanërisht në Maqedoninë e ardhshme të Veriut e domosdoshme është të gjithë t’i plotësojnë premtimet me qëllim që të arrijë
referendumi, i planifikuar për në vjeshtë.
“Në këto kohë kritike, kur Evropa përballet me rritjen e nacionalizmit djathtist ekstrem dhe racizmin dhe revizionistët e rrezikshëm të Ballkanit dhe Evropës, të cilët i ndajnë njerëzit në “tradhtarë” dhe
“patriotë”, më e rëndësishme se kurrë është të përkrahen ato që ndërmarrin rreziqe për pajtim. Ne e përkrahim këtë marrëveshje korrekte dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve ta plotësojnë pjesën e tyre të marrëveshjes”, citohet në letrën e hapur të intelektualëve të SHBA-së dhe Evropës në “Gardijan”.
Data 07.02.2025
Aktuale
- Ruben Amorim zbulon arsyen e vërtetë pse e përjashtoi Van Nistelrooy nga stafi i trajnerëve
- Toshkovski: Nevojitet një sistem i kontrollit efektiv dhe sanksioneve të rrepta, veçanërisht për shkelësit e ligjit
- BNJVL në takim me Dimitrieska Koçoska, u bisedua për kredinë hungareze dhe bllok dotacionet në arsim
- MPB: Përfunduan të gjitha kontrollet, në të gjitha rastet paraqitjet janë të rrejshme
- Ambulanca përplaset me një tjetër automjet, ngeli e plagosur pacientja
- Gjesti dhe Egli shijojnë momentet me njëri-tjetrin në dush
- Refuzimi i vizitës për babain e Hashim Thaçit në spital shkakton tensione ligjore
- Kurti reagon ndaj Grenellit: A jemi në një marrëdhënie të fortë me SHBA-në?