Policia e trafikut kohëve të fundit është përpjekur të vendos rend në rrugët kryesore në pjesën veriore të Shkupit, ku pjesa dërmuese e popullësisë është shqiptare. Policia para dy muajsh nisi të zbatojë ligjin në këtë pjesë të qytetit duke gjobitur shoferët e papërgjegjshëm, të cilët makinat e tyre i parkonin në korsinë e fundit të bulevardeve nga Bit Pazar në drejtim të komunës së Butelit duke shkaktuar kaos në trafik. Megjithatë ligji në pjesën shqiptare të Shkupit zbatohet vetëm ditën sepse sa po bie muzgu shoferët e paprëgjegjshëm vazhdojnë me teket e vjetra sepse në atë pjesë të qytetit nuk patrullojnë ekipet e policisë rrugore.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FAlmakos1%2Fvideos%2F2279070685467104%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true”></iframe>
Pamjet e siguruara nga lexuesit e Almakos dëshmojnë për kasoin e vërtët që mbretëron bulevardeve të lagjeve shqiptare në Shkup dhe mungesën policisë për të vendosur rend në trafik.
Nga Ministria e Punëve të Brendëshme nuk kanë përgjigje konkrete se pse pjesëtarët e policisë nuk patrollojnë natën bulevardeve të komunës Çair. Në vend të sqarojnë kush është përgjegjës për kaosin rrugëve të Çairit, ato japin shifra të shoferëve të gjobitur kohëve të fundit. Sipas tyre, për katër muaj për shkeljen e rregullave në trafik kanë gjobitur 1596 shoferë.
‘’Në periudhë prej 01.03 deri më 15.07.2018 në komunën e Çairit, për parkim të jashtëligjëshme janë ndërmarrë gjithsej 1596 masa, ‘’ thonë nga MPB.
Nga Qyteti i Shkupit thonë se janë duke punuar maksimalisht për krijimin e kushteve për mbarvajtjen e trafikut duke kërkuar bashkëpunim e qytetarëve për krijimin e shprehisë për respektimin e rregullave.
‘’Realisht na duhet edhe bashkëpunim nga vetë qytetarët pasiqë nuk është ideja që tërë kohën të dënojmë, por të dërgojmë mesazh. Fakti që situata e tanishme në krahasim me atë të mëparshme ndieshëm ka ndryshuar na jep shpresë se me kalimin e kohes do të krijohet shprehia e respektimit të rregullave dhe gjerat do të vijnë në vend të vet,’’ deklaron Valon Salihu, zëdhënës i Qytetit të Shkupit.
Pyetjes së Almakos për kaosin në trafik në pjesën shqiptare të kryeqytetit e ka injoruar komuna e Çairit, e cila drejtohet nga përfaqësues të BDI./Almakos
Arbnora Memeti