Kryeministri Zoran Zaev sot ka fajsuar kompani proruse greke në Maqedoni për nxitjen e grupit të tifozëve Komitët të sulmojnë pjesëtarët e policisë, në protestën e fundit para Kuvendit. Zaev thotë se raportet flasin se biznismenët prorus u kanë ndarë tifozëve rreth 21 mijë dollar.
Po flas për atë që e kam ndëgjuar nga raportet që i morrëm. E dini ata djem të ri komita kur kanë sulmuar policinë janë marrë në stacion për të dhënë dëshmi, përmendën biznismen nga Rusia se ju kanë dhënë para, dhe se për atë janë atje dhe jo për diçka tjetër, deklaroi Zaev gjatë vizitës së tij në zonën teknologjiko-industiale ‘’Shkupi 2’’.
Ai ka thënë se duhet të merret në konsideratë kërkesa e opozitës për zgjedhje të parakohëshme sepse kjo mund të ndihmojë qytetarët për të votuar në referendum.
Për çdo rast vlen të merret në konsideratë, gjithsesi nëse kjo e garanton procesin e suksesshëm të referendumit, të jetë i suksesshëm procesi, t’i motivojmë qytetarët të dalin, të gjitha opsionet janë të hapura, tha Zaev.
Si data të mundëshme për mbajtëje e referendumit Zaev përmendi 23 shtatorin, dhe 7 tetorin, por refuzoi të shpjegoj pyetjen që do të parashtrohet.
Almakos
Arbnora Memeti