Strategjia kombëtare për bashkëpunim me diasporën 2018-2023 është në fund dhe pritet të sillet deri në fund të verës. Ai është dokumenti i parë strategjik i që një
Qeveri në këto 27 vitet e punon në pjesën e diasporës. Këtë e theksoi ministri pa resor i obliguar për diasporën Edmond Ademi në intervistën për MIA.
“Strategjia kombëtare i ka katër shtylla kyçe. E para është pjesa politiko-administrative ku rregullohet e drejta për votim e diasporës, përshpejtimi i dokumentacionit, krijimi i një sistemi më të shpejtë dhe më funksional, që të mos priten dokumente me muaj. Shtylla e dytë është aspekti ekonomik dhe investimet. Ligji për mbështetje financiare të investimeve edhe pse ishte paraparë në Strategjinë kombëtare, tanimë është sjellë. Në një pjesë është edhe bashkëpunimi midis bizneseve dhe
promovimi i turizmit”, thotë Ademi.
Shtylla e tretë është për arsimin, shkencën dhe të rinjtë. Sqaron se në këtë pjesë ka mjaft aktivitete për mësimin e gjuhës amtare, për rritjen e numrit të arsimtarëve të cilët do të dërgohen apo tanimë jetojnë dhe punojnë në ndonjë nga vendet të cilat shteti mund t’i shfrytëzojë dhe angazhojë në mësimin e gjuhës amtare të fëmijëve të diasporës, të cilët janë me prejardhje nga Maqedonia.
“Në kuadër të asaj shtylle mendohet për hapjen e një qendre hulumtuese për çështje dhe politika me interes të diasporës në kuadër të Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup. Shtylla e katërt është për kulturë dhe për promovimin e vlerave kulturore në Republikën e Maqedoni, të promovohen dallimet kulturore”, thekson Ademi.
Ministri Ademi në intervistë shton se ata janë bartësit në përpunimin e Strategjisë kombëtare, ndërsa janë kyçur përfaqësues nga të gjitha ministritë të cilët kanë kompetenca me diasporën, si Ministria e Financave, për Punë të Jashtme, Punë të Brendshme, për Punë dhe Politikë Sociale, për Arsim dhe Shkencë, për Kulturë, për Shëndetësi, Agjencia për emigrantët, ekspertë nga Maqedonia, profesorë universitar… Janë përfshirë më shumë organizata nga diaspora si Diaspora e Bashkuar
Maqedonase (DBM), Forumi për Maqedoni Demokratike, Lidhja e Shoqatave të Maqedonisë nga Suedia të cilët kanë përcjellë qëndrimin dhe idetë e tyre. Strategjia kombëtare është bërë me mbështetje të ekspertëve nga Organizata ndërkombëtare për emigrantë (IOM). Në intervistë Ademi thekson se Maqedonia është një nga vendet e rralla të rajonit, ndoshta dhe e vetmja, e cila nuk ka ligj për diasporën. Sipas tij, nevojitet një ligj i tillë edhe në të ardhmen, pa marrë parasysh kush do të jetë në pushtet, nëse dështon ideja për formimin e ministrisë për diasporën, me rëndësi është të kemi së paku ministër për diasporë.
Data 01.09.2025
Aktuale
- Janevska: Nga gjysmëvjetori i dytë, mësuesit do të fillojnë të aplikojnë inteligjencën artificiale në çdo lëndë
- ASH: VLEN të ndalë lojën me dinjitetin e nxënësve shqiptarë në Nerovë
- (VIDEO) Zgjedhjet lokale – Deri tani 32 kandidatë të pavarur, në mesnatë përfundon afati
- Një delegacion i lartë i Forcave të armatosura të Rumanisë prej nesër për vizitë zyrtare në Armatë
- Aksident i rëndë në aksin Fier-Vlorë! Humb jetën 62-vjeçari, plagoset rëndë një tjetër
- Tetova pasurohet me një Doktor Shkence të ri Dr. Art Zylbeari
- Në Banjicë të Çashkës, nxënësit filluan mësimin në gjuhën shqipe
- Bujar Osmani nuk e mohon të ketë takuar Gruevskin: “Takimet e ministrave janë të klasifikuara”