Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi realizoi takim bilateral me kryetarin e Parlamentit të Republikës së Çekisë, Radek Vondraçek, në
kuadër të Samitit të tretë të kryetarëve të Parlamenteve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që mbahet në Varshavë.
Gjatë takimit, siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar për gjendjen aktuale në vend dhe në rajon dhe bashkërisht kanë konstatuar se samitet e llojit të këtij janë mundësi e shkëlqyer për përforcimin e diplomacisë parlamentare, që në të vërtetë është në fokus të këtij Samiti në Varshavë.
Të dy kolegët ranë dakord se ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm midis dy vendeve në shumë fusha, veçanërisht në fushën e krizës së migracionit, ku forcat e sigurisë çeke së bashku me forcat e sigurisë të Republikës së Maqedonisë, në nivel jashtëzakonisht të lartë dhe profesional e ushtrojnë detyrën e sigurimit të kufirit jugor.
Xhaferi ka theksuar se një prej prioriteteve të mandatit të tij si kryetar i Shtëpisë Ligjdhënëse është diplomacia parlamentare, si mënyrë e drejtpërdrejtë për komunikim të drejtpërdrejtë mes parlamenteve.
“Kjo paraqet bazë solide për zhvillimin e marrëdhënieve në më shumë nivele të vendeve nga rajoni dhe më gjerë. Republika e Maqedonisë lartë e vlerëson mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Çekisë e jep në të gjitha organizatat ndërkombëtare ku është anëtare fuqiplotë”, ka theksuar Xhaferi. Nga ana e tij, Vondraçek ka thënë se për Republikën Çeke integrimi i vendit nga Ballkani Perëndimor në familjen evropiane është alternativa e vetme për siguri dhe stabilitet në rajon. Ka theksuar se
Republika Çeke e pret inkuadrimin më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në familjen evropiane.
Data 01.09.2025
Aktuale
- Janevska: Nga gjysmëvjetori i dytë, mësuesit do të fillojnë të aplikojnë inteligjencën artificiale në çdo lëndë
- ASH: VLEN të ndalë lojën me dinjitetin e nxënësve shqiptarë në Nerovë
- (VIDEO) Zgjedhjet lokale – Deri tani 32 kandidatë të pavarur, në mesnatë përfundon afati
- Një delegacion i lartë i Forcave të armatosura të Rumanisë prej nesër për vizitë zyrtare në Armatë
- Aksident i rëndë në aksin Fier-Vlorë! Humb jetën 62-vjeçari, plagoset rëndë një tjetër
- Tetova pasurohet me një Doktor Shkence të ri Dr. Art Zylbeari
- Në Banjicë të Çashkës, nxënësit filluan mësimin në gjuhën shqipe
- Bujar Osmani nuk e mohon të ketë takuar Gruevskin: “Takimet e ministrave janë të klasifikuara”