Festa e paralajmëruar për nesër në më shumë qytete të Maqedonisë lidhur me pranimin e ftesës së Maqedonisë për fillimin e negociatave për anëtarësim në NATO, për kryeministrin Zoran Zaev është me peshë dhe ka për qëllim të shënohet aspirata dekadëshe e RMsë.
“Kemi vendosur muzikën ta sjellim tek qytetarët, jo t’i bartim me autobusë qytetarët të festojnë. Gjithsesi secili ka të drejtë të ketë qëndrimin e vet”, ka thënë kryeministri. Ai ka sqaruar se festa organizohet me vendim të Qeverisë, koncepti nënkupton decentralizim, muzikë ndryshe dhe cilësore në më shumë qytete, program të pasur kulturor. Zaev ka paralajmëruar se shërbimet me opinionin menjëherë do të bëjnë publike lartësinë e shpenzimeve pasi të kenë informatat e plota nga të gjitha subjektet e përfshirë në ngjarje, ku siç ka shtuar “është e mbështetur nga autoritetet lokale në 15 qytete, para së gjithash me ndihmë organizative dhe logjistike”.
Ai mes tjerash ka bërë apel deri te opozita që të ndalojë të përhap urrejtje para shumicës demokratike në Maqedoni.
“Opozita duhet ta mbështesë të ardhmen e Maqedonisë dhe të tërhiqet nga përhapja e urrejtjes, pasi edhe muzikantët dhe grupet nëpër Maqedoni janë qytetarë që do ta thonë fjalën e tyre në referendum”, ka porositur kryeministri Zaev.
Data 01.09.2025
Aktuale
- Janevska: Nga gjysmëvjetori i dytë, mësuesit do të fillojnë të aplikojnë inteligjencën artificiale në çdo lëndë
- ASH: VLEN të ndalë lojën me dinjitetin e nxënësve shqiptarë në Nerovë
- (VIDEO) Zgjedhjet lokale – Deri tani 32 kandidatë të pavarur, në mesnatë përfundon afati
- Një delegacion i lartë i Forcave të armatosura të Rumanisë prej nesër për vizitë zyrtare në Armatë
- Aksident i rëndë në aksin Fier-Vlorë! Humb jetën 62-vjeçari, plagoset rëndë një tjetër
- Tetova pasurohet me një Doktor Shkence të ri Dr. Art Zylbeari
- Në Banjicë të Çashkës, nxënësit filluan mësimin në gjuhën shqipe
- Bujar Osmani nuk e mohon të ketë takuar Gruevskin: “Takimet e ministrave janë të klasifikuara”