Partneri i koalicionit në Qeverinë greke, Panos Kamenos, vazhdon të këmbëngulë se Maqedonia nuk do të arrijë të bëhet anëtare e NATO-s, sepse, sipas tij, Marrëveshja e Prespës nuk do të implementohet asnjëherë.
Sipas agjencisë së lajmeve greke ANA-MPA, duke folur para gazetarëve grekë në Bruksel, ministri i mbrojtjes tha se Marrëveshja e Prespës nuk do të kalojë as në kuvend e as në referendumin e vjeshtës që pritet të mbahet në Maqedoni. Dhe sipas tij, autoritetet në vendin fqinj, mund të bëjnë koleksion ftesash dhe fotografish, por në NATO nuk ka mundësi të hyjnë derisa e përdorin termin Maqedonia. Këto qëndrime të Kamenosit janë në kundërshtim me kumtesat zyrtare nga Athina.
Sipas mediave greke, kur Kamenos deklaroi se “marrëveshja nuk do të kalojë në Kuvendin e IRJM”, harroi detajin më të rëndësishëm, se marrëveshja tashmë është votuar madje dy herë në parlamentin e Maqedonisë. Dhe me vetë praninë e tij në samitin e NATO-s, Kamenos në një farë mënyrë “vuri” firmën e tij në ftesën për Maqedoninë, analizojë mediat greke.