Presidenti amerikan Donald Tramp në vigjilje të samitit të NATO-s sërish ka ngritur shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për sjelljen e aleatëve të saj në kuadër të Aleancës euroatlantike, posaçërisht të Gjermanisë, lidhur me kontributet e ulta për mbrojtje.
Tramp ka kërkuar nge Berlini të shtojë fondet e mbrojtjes sepse është e pandershme një vend i pasur si Gjermania të shpenzojë më pak se një për qind të bruto brodhimit të vendit për mbrojtje, ndërsa kontributi i SHBA në kuadër të NATO-s të shkojë mbi katër për qind të bruto prodhimit të vendit.
Ai ka shprehur shqetësimin e tij se Gjermani është kapur nga Rusia duke qenë e shantazhuar nga burimet e saj energjetike të naftës dhe gazit.
“Është dëshpruese që Gjemrania bënë marrëveshje gjigande për furnizim me naftë dhe gaz me Rusinë”, tha Tramp në takimin me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruskel.
Sipas tij është e palogjikshme që SHBA të mbrojnë Europën nga Rusia, ndërsa vendet evropiane si Gjermmania ti dërgojnë miliarda dollarë këtij vendi nga tregëtia me energji.
“Ju paguani milarda dollarë vendit nga i cili ne duhet t’u mbrojmë”, tha Tramp duke shktuar se kjo nuk ka kurrëfarë sensi dhe duhet të ndërpritet.
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Stoltenberg në takimin me Trampin duke dashur të zbutë atmosferën tha se NATO e bashkuar është më e fuqishme karshi Rusisë, mirëpo Tramp kundërshtoi duke thëksuar se gjendja e tanishme i shkon për shtati Rusisë, e cila po pasurohet në kurriz të SHBA nga tregtia me naftë dhe gaz me Evropën.
Almakos