Grupi i punës i formuar nga ish-ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, ka konstatuar parregullsi dhe shpenzime të paligjshme për muzeun e VMRO-së.
Komisioni pas analizës ka konstatuar se nevojitet revizion i enterierit dhe riemërim. Rekomandohet që nga emri të përjashtohet pjesa ku muzeu mes tjerash, emërohet edhe si muze i viktimave të komunizmit. Rekomandohet që të largohen edhe figurat nga dylli meqë në zërin nuk kanë dominuar dokumente origjinale. Komisioni ka konstatuar se vizitorët kanë pasur ndjenjën se janë në teatër. Grupi i punës mes tjerash ka konstatuar se gjatë ndërtimit ka pasur shkelje të supozuara të më shumë ligjeve. Ky objekt ishte pjesë e projektit “Shkupi 2014” dhe ka kushtuar 12 milionë euro. (Alsat-M)