Maqedonia do të vazhdojë konkurrencën rajonale me ide të gjelbra për dizajn të mbeturinave tekstile, produkte kreative ekologjike për fëmijët nga letra dhe gajun të ricikluara – produkt i kërpudhave dhe maxhunit.
Më 5 korrik -Shkup, organizuar nga shoqata “ARNO”, u mbajt finalja e konkursit në Maqedoni për idetë e biznesit të gjelbër.
Për përfaqësues nga Maqedonia, në garën rajonale, Juria zgjodhi idetë e “EKO-Fëmija” (Jasmina Glavinchevska-Vizart), “Dizajn për të gjithë nga material i përdorur”(Marija Mitevska-Pink Support),” Gaxhun- ilaç për Mbretërit dhe Mbreti i ilaçeve ” (Kristina Todorova-Ekovita), të cilët do të konkurrojnë për të fituar mbështetjen financiare prej 10 000 dollarëve amerikanë.
Gjithsej 11 ide të gjelbërta konkurruan për renditje në finalen e Maqedonisë. Finalistët prezantuan ide të bizneseve që kanë logjikë ekonomike, ndikim pozitiv në natyrën dhe shoqërinë si dhe një element inovativ.
Përveç ideve fituese, finalistët e tjerë garuan me ide për ridizajnimin e biçikletave, aplikacionin celular të një harte të mbeturinave, sapun natyral nga qumështi I dhisë, inovacionin në sistemin e ujitjes – Dropsaver, të shtuquajturën sallatë e re organike, dyqan për prodhime me shumicë, kooperativa e bletarëve për mjaltë dhe dyll organic si dhe shërbimi për ngjyrosjen e rrobave me ngjyra natyrale.
“Falenderojmë 8 anëtarët e jurisë sonë, që na ndihmuan të zgjedhim fituesit. Në vendin tonë ka njerëz që kanë njohuri për shumë fusha, vijnë nga shoqëri ekologjike, banka, shoqata që punojnë pa u lodhur. Duke punuar së bashku ne mund të arrimë shumë, kjo është provë se hapi i parë drejt një ekonomie të gjelbër është njohja e ideve, dhe më tej, sigurisht, mbështetja. Shpresojmë që lajmet e ardhshme nga ARNO do të jenë një fitore e re rajonale, “tha Irina Janevska, Koordinatore e Projektit.
Tre fituesit në nivelin kombëtar do të marrin një kupon për shërbime konsultuse , të ofruar nga “MKA2000”.
“Ne jemi të vendosur në fshatin Opila, 2 km nga komuna Rankovc, 20 km larg nga Kriva Palanka dhe ne jemi të vetmit në rajon, ndoshta dhe më gjerë, që kemi kreacionet tona nga pjesët e materialeve që nëse nuk I përdorim, do të hidheshin si mbeturina në sasi të mëdha. Ka Kërkesë edhe për dizajne për personat me aftësi të kufizuara, por në Maqedoni kjo ende është një temë tabu dhe shumica e tyre menaxhojnë t’ja dalin si dinë vetë. Paramendoni nëse për një person të verbër do të dizajnohet një bluzë me një etiketë që mund t’i tregojë përmes Letrës Braille se cila është madhësia, ngjyra, modeli ose dizajni i printimit “, tha Maria Mitevska nga Pink Support
“Jam krenare që jam një ndër fituesve kombëtar për idet e gjelbërta. Këtu po sjellim një shtysë të re në zonën e Vardarit dhe inkurajojmë zhvillimin e iniciativave të tjera për produktet finale të qytetit tonë”, tha Kristina Todorova, e cila vjen nga Eskovita-Negotinë.
“EKO-FËMIJA” është një linjë e produkteve të fëmijëve (libra, libra për ngjyrosje, blloqe vizatimi, ftesa për ditëlindje, etj), që mund të mbillen në tokë dhe nga to të dalin bimë të ndryshme.
Letrat e ri-përdorshme të dizajnuara posaçërisht, do të mblidhen nga fëmijët në kopshte dhe shkolla, njerëzit me nevoja të veçanta dhe kategori të tjera të cenueshme të qytetarëve, ato do të riciklohen dhe prej saj do të krijojë një dizajn i ri. Produktet mund të blihen në internet, në librari dhe dyqane lojrash”, Tha Jasmina Glavinçevska nga “Magjistari”.
Në kornizë
Filantropia përmes ideve të gjelbrta”, është konkurs vjetor që mbështet zhvillimin e ideve të qëndryshme të bizneseve të vogla, lokale dhe të gjelbërta, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, dhe mbahehet qënga 2012-ta. Çdo vit, tre përfaqësues nga secili vend konkurrojnë në një konkurs rajonal. Të tre përfaqësuesit që fitojnë garën rajonale marrin 10.000 dollarë për realizimin e idesë së tyre në vendet e tyre. Shoqata për Inovacionin Social “ARNO”, për të katërtin vit radhazi, administron konkursin kombëtar “Filantropia përmes ideve të gjelbërta” dhe krenohet me idetë fituese nga Maqedonia: Kooperativa e parë për ushqim organik “Toka jonë e mirë” (2015), iniciativa për riparimin e mobiljeve të vjetra, që është rritur në një biznes të vogël, I drejtuar nga arkitektjai Marta Mojsova – “SPIN” (2016) dhe iniciativat e vitit të kaluar që u bënë publike edhe në opinion: Iluzionet e magjistarit Kristian Shopov dhe Start-upi i Jane Zaevskit dhe ekipit që krijoi platformën “Ushqimi për të gjithë” nëpërmjet të cilës, objektet hotelierike shesin dhe dhurojnë të ashtuquajturat ushqim të “minutes së fundit”.
Këtë vit ne duam t’ju tregojmë një histori të gjelbër. Historia është për ju si një njeri e që jeton çdo ditë, si një ditë të gjelbërt. Imagjinoni mëngjesin e tuaj. Ju zgjoheni dhe pastroheni me sapunin e tuaj organik të bërë nga qumshti (ideja e Marjan dhe Malinka Stojnevi”sapun 100% natyral nga qumësht i dhisë”). Rifreskoheni me këtë dhuratë të natyrës, e vishni këmishën tuaj të preferuar të verdhë të bërë prej pambukut organic, të ngjyrosur në mënyrë natyrale, nga fijet e qepës. (Vanço Antanasovski “Veshje dhe me ylber”). Për ta filluar edhe më bukur ditën ju merri një lugë nga mjalti kualitativ dhe i pastër organik. I bërë nga „kooperativa e bletarëve – MEDO pranë ujvarës së gjelbërt” (Mikhail Kukutanov). Pastaj shkoni në punë me biçikletën tuaj të vjetër por që gjithsesi ju bën të dukeni “shik”, (Tatjana dhe Vardan Blazevski “Ri-bërja e biçikletave të vjetra”). Rrugës ju shikoni një shportë të mbushur me mbeturina dhe tronditeni nga ajo që shikoni. E hapni celularin tuaj dhe hyni në aplikacionin Bin Go (Marko Ugarkoviç). Ju e dini se pas kësaj, me siguri dikush do të reagojë. Dita po mbaron dhe është koha për drekë. Ju shkoni në supermarketin tuaj lokal, dhe blini një sallatë me rukolë organike në paketim eko (Milica dhe Vasil Petrushevski-Akanika “Sallata organike për të rinj organikë”).Ju kur mendoni për natyrën, mendoni dhe sa uji kursehet falë ndihmëses së DROPSAVER (Irristabilaiser) në sistemin e ujitjes, pikë pas pike , në bujqësi (Vesna Peshevska Djekic-Dizajnpro”). Teksa vazhdoni me axhendën tuaj, merrni dhe një lugë maxhun për fundin e ditës së punës, që ju jep forcë dhe me shijen e saj të ëmbël ju shpërbleheni për ditën e vështirë (“Ilaçi i Mbretërve dhe mbreti i ilaçeve”, Kristina Todorova-Ekovita). Rrugës për në shtëpi ju ndaleni të blini një dhuratë për një ditëlindje. Ju vendosni tamerrni koleksionin “Eko-fëmija” (Jasmina Glavinchevska-Vizart). Një komplet me vazo qeramike, një kartolinë ditëlindjeje e reciklueshme me fara bimësh Brenda saj, që mund ta mbiillni, një mozaik dhe një libër. Të kënaqur ju niseni për në shtëpi dhe për darkë vendosni të shkoni në dyqanin ushqimor lokal “Grams” (Mila Kuzmanovska dhe Helena Andonova). Të kënaqur me kavanozat dhe me çantën përplot, ju shkoni, dhe pas një dite të gjatë, vendosni të pushoni dhe të shtriheni në një jastëk të butë të mbushur me mbeturna tekstile dhe shtresat me ngjyra të pëlhurave të ndryshme”Dizajn për të gjithë nga material i përdorur”(Marija Mitevska-Pink Support),” Dita tani mund të përfundojë. Dhe ne mund të hapim sytë dhe të themi po, për të gjitha këto biznese të gjelbra që duhet të jenë realiteti ynë dhe jeta jonë e përditshme. ” – tha Irina Janevska, Koordinatore e Projektit.
|