Qytetarët deri në vjeshtë do të fitojnë prodhim final – ueb aplikacionin, video dhe lojëra multimediale për Buxhetin qytetar nga zgjidhjet që fituan në Fin Hakaton. Pas zgjedhjes së fitueseve, ministri i Financave Dragan Tevdoski tha se pret prej tyre të bëjnë prodhim të gatshëm me të cilat do të afrohet Buxheti i RM-së dhe financave publike deri te qytetarët.
Siç theksoi ministri i Financave Tevdoski, përfitime nga Fin Hakatoni kanë edhe qytetarët edhe pjesëmarrësit. Qytetarët përmes perspektivës së pjesëmarrësve fitojnë mjete me të cilat kanë qasje më të mirë dhe kontroll më të mirë ndaj financave publike. Të gjithë garuesit, tha ministri, fituan mundësi të shkëlqyer për promovim, ndërsa fituesit ndajnë fond shpërblyes prej 1,5 milionë denarësh dhe kanë mundësi të fillojnë biznes të tyre.
“Këta të rinj punuan 48 orë pa ndërprerje në Ministrinë e Financave. Jemi krenarë që në Fin Hakatonin erdhën njerëz të cilët janë të aftë për një periudhë shumë të shkurtër, praktikisht për një fundjavë të krijojnë prodhime të reja dhe inovative, të cilat janë njëherit edhe shumë kreative. Megjithatë, sipas energjisë të cilën e kanë ekipet jemi fuqishëm të bindur se ato do të arrijnë ta bëjnë këtë”, tha ministri i Financave Dragan Tevdoski pas shpalljes së fitueseve.
Në Fin Hakaton, fituan dy ekipe. Ekipi i përbërë prej Stefan Mitevski, Iavana Gjeorgjievska dhe Georgi Mihailov kanë video më të mira dhe lojë multimediale. Ueb aplikacion më të mirë megjithatë, ofroi ekipi i përbërë nga Elena Andreva, Tedi Pejoski, Elena Jovçeska, Kaja Stoelska, Aleksandar Tërpeski dhe Aleksandar Bako Markovski.
Fin Hakatoni organizohet nga Ministria e Financave dhe Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik. Qëllimi ishte që në periudhë të kufizuar kohore prej 48 orëve në Ministrinë e Financave të rinjtë të krijojnë mjete për Buxhetin qytetar.