Marrëveshja historike midis Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit tregoi se është e mundur që të tejkalohen edhe dallimet më të thella bilaterale, nëse rritet besimi dhe ekziston vullnet politik, theksoi sot sekretari shtetëror pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Roth.
Ai në kumtesën, para pjesëmarrjes në mbledhje me ministrat e diplomacive në konferencën e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit në Londër, theksoi se qëndrueshmëria dhe zhvillimi demokratik i vendeve të rajonit është në interes si për Gjermanin, ashtu edhe për Evropën, si dhe ato janë me rëndësi të veçantë për sigurinë e vet.
“Mbledhja është një mundësi për vendet e rajonit të përmirësojnë bashkëpunimin rajonal dhe me atë të nxisin përafrimin drejt BE-së”, theksoi Roth.
Ai theksoi se në mënyrë që të arrihet rritja e besimit, jo vetëm midis politikanëve, por edhe midis qytetarëve, Qeveria gjermane e mbështet punën e komunitetit rajonal të të rinjve në kuadër të procesit të Berlinit.
“Këtu bëhet fjalë për pajtimin e gjeneratave të ardhshme në rajon tek të cilët plagët nga luftërat edhe më tej janë të pranishme”, tha Roth.