Përfaqësues të Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë, të udhëhequr nga drejtori Gjoko Tanasoski, në kalimin kufitar Qafëthanë, mbajtën mbledhje me përfaqësuesit e Drejtorisë Dganore të Republikës së Shqipërisë, të udhëhequr nga drejtoresha Belinda Ikonomi.
Qëllimi i mbledhjes, siç kumtuan nga Drejtoria Doganore e RM-së, ishte njoftimi i doganierëve nga Republika e Shqipërisë me funksionimin e EXIM – sistemit elektronik të cilin e shfrytëzojnë 16 institucione të cilat kanë kompetenca në sferën e funksionimit të tregtisë së jashtme dhe paraqet sistem me një sportel për leje për eksport, import dhe transit të mallrave dhe kuotave tarifore.
Sistemi EXIM mundëson dorëzimin elektronik të kërkesave për eksport, import dhe transit nga ana e komunitetit të biznesit, si dhe lëshimin elektronik të lejeve nga ana e institucioneve kompetente, ndërsa Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë e solli atë në vitin 2008.
Gjatë mbledhjes, përfaqësuesit e Drejtorisë Doganore të Republikës së Shqipërisë kishin mundësi të bëjnë shqyrtim në punët ndërtimore për ndërtimin e një terminali të ri në VK Qafëthanë, që është planifikuar në të ardhmen të shfrytëzohet nga të dy shërbimet doganore.