Në kazermën “Alekso Demnievski Bauman” në Veles sot betim solemn dhanë ushtarë të shërbimit vullnetar në ARM nga gjenerata qershor 2018. Para prindërve të tyre, familjarëve, miqve dhe eprorëve të cilët do t’i trajnojnë në tre muajt e ardhshëm, në mënyrë solemne betimin e dhënë në emër të GJSH të ARM-së ua uroi zëvendësshefi gjeneral – major Azim Nuredini.
“Të jesh ushtar është nder i vërtetë, me aktin e sotëm të dhënies së betimit solemn ju u angazhuat se do t’i mbroni vlerat më të mëdha kushtetuese dhe njerëzore. Me këtë akt ju e filluat procesin për trajnimin e juaj, për çka jam i bindur thellë se me sukses do ta përfundoni dhe do të përfshiheni drejtë gjeneratave të cilat me sukses e kanë përfunduar trajnimin për mbrojtje të Republikës së Maqedonisë. Shërbimi në afatin ushtarak për të cilin vullnetarisht jeni paraqitur do të ketë ndikim edhe në rrugën e juaj të mëtutjeshme jetësore, para së gjithash, për shkak të përvojës të cilën në periudhën e ardhshme do ta arrini në ARM”, theksoi gjeneral majori Nuredin.
Urime deri te 68-të ushtarët e klasës, në mesin e të cilëve edhe 15 vajza, dërgoi edhe nënkoloneli Arben Jakupi, komandant në Qendrën për Trajnim Individual – QTI, i cili është në brendinë e Komandës për Trajnim dhe Doktrina, ku po zbatohet trajnimi ushtarak.
Data 08.09.2025
Aktuale
- Elmazi: Nuk guxon që bashkëvendasit e mi të Sarajit të qëndrojnë pa ujë në shekullin XXI
- Jo propagandës provokuese dhe kolonialiste të ministres serbe nga Qyteti i Alfabetit?!
- Si po kërcënohet pavarësia e Gjykatës Kushtetuese nga deklaratat politike?
- Ambasada e SHBA-së me rastin e 8 Shtatorit: E çmojmë partneritetin e fuqishëm me Maqedoninë e Veriut
- 15 shtatori, afati i fundit për ndërrimin e targave të automjeteve zyrtare
- Aksident i rëndë në rrugën Mavrovë–Gostivar: Përplasen 4 motoçikleta dhe 4 vetura, 5 të lënduar
- Gashi: Pavarësia është themeli mbi të cilin ndërtojmë shtëpinë tonë të përbashkët dhe të ardhmen tonë europiane
- ASH: RMV po shndërrohet në provincë serbe me bekimin e Qeverisë