– Zero tolerancë ndaj korrupsionit, ndërmarrje të masave që kanë të bëjnë me këtë fenomen dhe çrrënjosjen e tyre nga të gjitha sferat e jetesës, ndërmarrjen e masave të përbashkëta, aksione në mesin e të gjithë aktorëve në nivel qeveritar, por edhe në bashkëpunim të ngushtë me sektorin joqeveritar premtuan përfaqësuesit e Qeverisë, në ditën e dytë të hapur të Qeverisë nga Ditët e hapura të paralajmëruara të Qeverisë me organizatat e shqoërisë civile. Në ditën e dytë të Hapur të titulluar “Lufta kundër korrupsionit” u diskutuan iniciativa nga organizatat civile, ndërsa në këtë temë biseduan ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, ministri i Kulturës Asaf Ademi dhe ministri i angazhuar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski.
“Të gjithë jemi dëshmitarë për dimensionet dhe pasojat të cilat i ndërmori korrupsioni periudhën e kaluar dhe për atë sot kemi shumë sfida me të cilat duhet të përballemi”, theksoi Spasovski. Porositi se korrupsioni dhe destruktiviteti i tij shoqëror duhet të parandalohen dhe premtoi përballje pa kompromis me korrupsionin në të gjitha format e saj. Për këtë, shtoi Spasovski, nevojitet angazhim institucional dhe qytetar, bashkëpunimi i tyre i
përbashkët dhe hapje e debateve ku do të shfrytëzohet çdo ide e mirë. Zëvendësministri i Drejtësisë Ristovski theksoi se gjatë vitit të kaluar Ministria asnjëherë nuk ka qenë më e hapur dhe më transparente në bashkëpunim me shoqërinë civile, veçanërisht në krahasim me dhjetë vitet e kaluara.
Shtoi se sektori joqeveritar në mënyrë aktive ka marrë pjesë në sjelljen e të gjitha projekteve ligjore dhe vërejtjet e tyre janë vendosur në setin e ligjeve të gjyqësisë. “Këtu më i rëndësishëm është Ligji për informatorët. Me ndryshimet e fundit në shkurt të vitit 2018 ai kompletohet. Bëmë apel deri tek të gjithë personat, të cilat mund t’i paraqesin rastet e korrupsionit dhe atë ta bëjnë pa u kujdesur për integritetin e tyre”, porositi Ristovski. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke theksuar se korrupsioni është kërcënim për të drejtat dhe
liritë themelore të njeriut, i cili ka ndikim të dëmshëm ndaj zhvillimit socio-ekonomik të vendit dhe jetës të qytetarëve, theksoi se Ministria së bashku me Qeverinë dhe në partneritet me shoqërinëcivile dhe shoqatat epacientëve punon shumë në luftën kundër këtij fenomeni. Shtoi se lufta efektive kundër korrupsionit kërkon masa specifike.
“Jemi të vetëdijshëm se korrupsioni nuk mund të çrrënjoset brenda natës, përkundrazi lufta kundër korrupsionit është hap pas hapi, projekt pas projekti, një proces shumë i gjatë. Ministria eShëndetësisë ka plan për luftën kundër korrupsionit, momentalisht i shqyrtojmë zgjidhjet e
Data 08.02.2025
Aktuale
- Ahmeti: Në Republikën e Kosovës të fitojnë forcat opozitare, kjo është mirë për paqen dhe stabilitetin
- Fetai: Enverizmi i Ali Ahmeti dhe poshtërimi i “Xhaferistëve” brenda DUI-t
- Pas fjalimit të Berishës, mbyllet protesta e opozitës! Kreu i PD-së niset për në Romë
- “U preka shumë, vdiqa për…”/ Për çfarë shpërtheu Gerta në lot?
- VIDEOLAJM/ Berisha në podium, militantët e PD hedhin kapsolla drejt efektivëve të policisë! Shikoni momentin e shpërthimit
- Arrestimi i Gzim Jahiroviq: Një goditje e fortë ndaj presionit politik mbi komunitetin rom në veri
- Aksidentet/ Protestë për drejtësi në Negotinë
- Ministri Mucunski takim me diasporën maqedonase në Australi