Janë të nevojshme ndryshime në ligjet e sigurimit shëndetësor dhe mbrojtjes shëndetësore për të cilat në vijim është përgatitja, për shkak parregullsive të konfirmuara të cilat do të thonë pengim i qytetarëve në realizimin e të drejtave të tyre. Këtë sot e theksoi zëvendës Avokatja e Popullit, Vaska Bajramovska – Mustafa, e cila tha se lidhur me këtë javën e kaluar ka dorëzuar shkresë deri te ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Dorëzuam nismë me propozim për ndërmarrje të masave për ndryshimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, në mënyrë analoge me këtë edhe për Rregulloren për shfrytëzimin e mjeteve ndihmëse ortopedike e cila përmban dispozitë e cila është në dëm të qytetarëve dhe i kushtëzon me sigurim shëndetësor të pandërprerë gjashtëmujorë për realizimin e të drejtës së mjeteve ndihmëse ortopedike”, theksoi Bajramovska-Mistafa.
Ajo theksoi se shumë shpesh ndodh që qytetarët, posaçërisht fëmijët të dëmtohen me këtë dispozitë ligjore të paraparë edhe në Ligjin dhe Rregulloren. Sqaroi se fëmijët prindërit e të cilëve nuk kanë sigurim të pandërprerë shëndetësor prej gjashtë muajve janë pamundësuar në realizimin e të drejtave të cilat i garanton Ligji për Sigurim Shëndetësor.
Potencoi se kjo dispozitë duhet të ndryshohet dhe për këtë duke pasur parasysh se janë në procedurë të ndryshimeve të Ligjit për sigurim shëndetësor përmes nismës, gjegjësisht informacion deri te ministri kërkojnë ai të angazhohet kjo zgjidhje ligjore më të mos jetë pengesë për personat të cilët kanë të drejtë qasjeje deri te shfrytëzimi i mjeteve ndihmëse ortopedike.