Gazetari Naser Selmani, ka reaguar ashper pas deklarates qe beri sot kreu i BDI-se Ali Ahmeti, i
cili tha se nuk ka forcë që mund të pengojë Marreveshjen per emrin me Greqine. Ja çfarë ka
shkruar Selmani ne profilin e tij ne FB: “Ali Ahmeti nisi fushatën kundër referendumit për emrin.
Paska thënë se nuk ka forcë që pengon jetësimin e Marrëveshjes me Greqinë.
Kjo deklaratë e papërgjegjshme mund të spraps maqedonët të mbështesin referendumin për
emrin.
Me këtë Ahmeti injoron sugjerimin e një diplomarti të rëndësishëm në Shkup, i cili ka kërkuar nga
BDI të mos japin deklarata të pakripura sepse ato mund të mobilizojnë edhe më shumë
kundërshtarë e marrëveshjes në kampin maqedon.
E kuptoj pse Ali Ahmeti minon renferendumin. Ai është i vetëdishëm se nëse referendumi kalon,
Maqedonia do të hyjë në NATO dhe nis bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Demokratizimi dhe europianizimi i Maqedonisë ua kufizon hapësirën manovruese politikanëve
mashtrues të dalë nga kruzhoqet ideoliogjike marksiste leniniste në përpjkjet e tyre të mbijetojnë
politikisht duke u shitur mjegull shqiptarëve”, mbyll postimin kreu i SHGM-se Naser Selmani./Almakos
Data 09.10.2025
Aktuale
- LAJMI I FUNDIT/ Trump: Hamasi dhe Izraeli arrijnë marrëveshje
- Presidenti Erdoğan bisedon me Salih Murat: E ndjek nga afër punën tuaj
- Ali Ahmeti takon kampionin Florim Zendeli: Frymëzim për të rinjtë
- Vizitë në klubin e Sambos/ Mexhiti: Sporti ka nevojë për mbështetje të vërtetë
- Osmani reagon pas deklaratës së Vuçiqit: Turqia po ndihmon në mbrojtjen e paqes, jo në destabilizim
- Vuçiq nën ethe pas arritjes së dronëve turq në Kosovë: Turqia s’dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor
- Tahiri: Çështja është se ku komunat do të gjejnë mjetet për t’i realizuar projektet
- “Gjyqtari Kalaja ka qenë i pranuar nga i gjithë komuniteti!”- Ylli Manjani: Nëse ka dhënë vendim të padrejtë, vrasja nuk e zhbën! Ka njerëz që iu errësohet logjika