Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve ka refuzuar të pranojë për anëtar të saj ekspertin evropian, Rajnard Pribe, i cili është një nga udhëheqësit e ekipit për zbatimin e reformave në Maqedoni. Ai kohë më parë ishte propozuar si kandidat për anëtar të jashtëm , mirëpo Kuvendi i AMSHA nuk e ka votuar atë, informon INA. Ky lajm është konfirmuar edhe për Makfax nga kreu i lartë i Akademisë, duke thënë se propozimi nuk ka kaluar në Kuvend, ku shumica ka votuar kundër. Pribe ishte propozuar si anëtar i jashtëm apo anëtar jashtë ekipit të punës. Ndërsa votat i ka marrë akademiku serb Vlladimir Kostiq në cilësinë e njejtë i propozuar sikur Pribe. Përveç tij, kuvendi i AMSHA ka votuar si anëtar nderi edhe artistin e njohur shqiptar Omer Kaleshi.
Pribe njihet si eksperti më i mirë evropian për sudnimin e së drejtës dhe është një nga ekspertët udhëheqës në Komisionin Evropian, i cili me një grup pune po përgatit dhe zbaton planin e reformave të shpejta në Maqedoni. Ai ishte propozuar nga një grup akademikësh. (INA
Data 10.09.2025
Aktuale
- Mot i paqëndrueshëm me shi të kohëpaskohshëm dhe bubullima deri në fund të javës
- Kriza politike në Kosovë: A është koha për një kthesë të re?
- “Pashë një person me skafandër në kokë dhe armë”- I shpëtoi atentatit, por iu vranë dy miqtë, shënjestra e m*akrës: Ika me vrap dhe…
- TMERR në Tiranë! 29-vjeçari qëllon me thikë dy vëllezërit e tij
- Cristiano Ronaldo shënoi golin e 943-të të karrierës së tij
- Operacion i SPAK në Elbasan kundër trafikantëve të drogës, mbahet seanca për 30 të arrestuarit, ja masa që kërkon prokurori
- Fetai: VLEN s’do të lejojë kurrë implikime të jashtme që cenojnë rrugën euroatlantike të vendit
- 49-vjeçari nga Tetova raporton mashtrim prej 5 mijë eurosh për “Golf”-in në Gjermani