Një pjesë e konsumatorëve të ujit në Komunën e Butelit sot nga ora 9:00 do të mbeten pa furnizim me ujë për shkak të defektit në rrugën “Butelska” pranë stacionit policor të Butelit.
Pa furnizim me ujë, do të mbeten edhe konsumatorët në rrugët “Ho Shi Min”, “Marko Krale”, “Ljubo Petroviq”, “Dabnica”, “Mrezhiçka”, “Zufer Muhiq”, “Kole Kaninski”, “Prizrenska”, “Galiçnik” dhe “Mostarska”.