Në Zonën Ekonomike Industriale në Tetovë vjen një investim i ri Holandez. Kjo është bërë e ditur sot gjatë vizitës së zëvendëskryeministrit për çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në këtë zonë, shkruan gazeta KOHA. Ata janë njohur për së afërmi me kushtet dhe punën e kësaj zone, ndërsa është bërë e ditur se shumë shpejt në këtë zonë do të vie një investim i ri ku pritet të punësohen mbi 100 persona. Bëhet fjalë për kompaninë holandeze Glass Flex.
“Pikërisht sot në këtë zonë shpreh kënaqësin që të njoftojë qytetarët të rajonit të Tetovës, se ne si qeveri me propozimë të Ministrisë së Ekonomisë, vetëm miratuam dhe thamë lejen që të Normak të nënshkruajë të nënshkruajë kontrat edhe me invesitorin e ri Glass Flex, kompani e cila do investojë 7 deri në 8 milionë euro dhe do të punsojë mbi 100 punëtor”, tha Bekteshi. Aki Etemi, anëtar i bordit të Normak Invesstment Group tha se kushtet për investitorë janë të njejta si për kompanitë vendore, poashtu edhe pë rata të huaja, prandaj ai theksoi se e kanë njohur qeverinë për investimin e ri holandez.
“Nga funksionarët e lartë qeveritarë na u premtua mbështetje e duhur sa i përket infrastrukturës së jashtme, e cila na ka munguar deri më tani, ky premtim besojë se do të realizohet së shpejti. U informuam për ndryshimin e ligjit sa u përket zonave teknologjike, për ndryshimin që duhet vlersuar jashtëzakonisht lartë, ky ndryshim i ligjit do të sjellë kompanitë vendore në të njejtin nivel me kompanitë e jashtme”, tha Etemi.
Zëvendëskryeministri për çështje Ekonomike, Koço Angjushev, nga ana e tij ka ftuar të gjithë kompanitë që të investojnë në Maqedonisë duke u thirrur në klimën e mirë për biznes që ofron qeveria. (koha.mk)