Tani për tani nuk do të ketë rebalanc të buxhetit. Kundër paralajmërimeve të kryeministrit Zoran Zaev dhe të disa prej ministrave për rebalanc të mundshëm, ministri i Financave Dragan Tevdovski sot tha se nuk ka nevojë për rishqyrtim të arkës shtetërore, transmeton Medial.mk.
“Për momentin kemi realizim të shkelqyeshëm të të ardhurave. Nuk kemi apsolutisht problem të tillë. Për momentin nuk punojmë në rebalanc, por bëjmë analiza çka është e mundur të bëhet në periudhën që vjen”, ka thënë Tevdovski.