Kryeministri Zoran Zaev, dje në intervistë në “Kanal 5” deklaroi se është e mundshme që shumica parlamentare të kërkojë impiçment për presidentin Gjorge Ivanov nëse nuk e nënshkruan Marrëveshjen me Greqinë, nëse qytetarët do të deklarohen pozitivisht në referendum për marrëveshjen. Për ngritjen eventuale të kësaj procedure, sipas Kushteutës së Maqedonisë për të pasur sukses impiçmenti do të duhet që të ketë dy të tretat e shumicës së deputetëve, gjegjësisht 81 vota. Në reagimin e tij, Presidenti Ivanov i ka bërë thirrje Zaevit që menjëherë të ngrejë procedurë.
Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në një intervistë në Kanal 5 ka deklaruar se shumica parlamentare do të kërkojë impiçment për Presidentin Gjorge Ivanov, nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen me Greqinë dhe nëse qytetarët në referendum do të deklaroheshin pozitivisht.
“Ka dëshirë për konsolidimin e shumicës parlamentare dhe këtë do ta bëjmë, nëse duhet, kryesisht për impiçment të Presidentit. Qytetarët janë ata që do të vendosin nëse duan ndryshimin e emrit, por, nëse në referendum marrëveshja pranohet, askush nuk ka të drejtë ta pengojë mendimin e tyre”
Përmes një deklarate me shkrim, ka reaguar Presidenti Ivanov, i cili i ka bërë thirrje Kryeministrit Zaev që menjëherë të ngrejë procedurë për impiçment ndaj tij, duke theksuar se mbetet në qëndrimin se marrëveshja me Greqinë është e dëmshme dhe se nuk do ta nënshkruajë.
“I bëj thirrje Kryeministrit Zaev që me shumicën e njëjtë prej 2/3, që është e domosdoshme për ndryshimin e Kushtetutës së RM-së, menjëherë të ngrejë procedurë për vërtetitimin e përgjegjësisë së Presidentitit të Republikës, respektivisht impiçment”
Në këtë intervistë Kryeministri Zaev gjithashtu ka deklaruar se ish-lideri i VMRO-DPMNE-së Nikola Gruevski në vitin 2012 dhe 2013 ka pranuar riemërimin e vendit në Maqedoni Veriore apo të Epërme, pa u definuar identiteti, respektivisht pa e pranuar Greqia gjuhën. Por atëherë, sic ka theksuar Zaev, Greqia nuk e ka pranuar këtë zgjidhje ngase ka qenë e provokuar nga projekti “Shkupi 2014”, por edhe nga riemërimi I aeroportit dhe autostradës.
Përmes rrjetit social Facebook ka reaguar ish-lideri i VMRO-DPMNE-së Nikola Gruevski duke theksuar se shihet që ai dhe partia kanë biseduar për tejkalimin e dallimeve rreth emrit të udhëhequr nga Rezoluta e OKB-së, por, siç thotë, nuk e kanë ndryshuar emrin dhe identitetin derisa ishin në pushtet.
“Jashtë çdo logjike ka qenë të pranohet “erga omnes”. Që do të thotë edhe ndryshimi i emrit në Kushtetutë me emër Veriore apo e Epërme ose çfarëdo qoftë Maqedonie. Paskam hequr dorë edhe nga identiteti. Vetëm emri i autostradës i paska nervozuar grekët dhe për këtë shkak është lëshur ky rast. Një marrëveshje të këtillë, me këto elemente, me këto lëshime në nenet e marrëveshjes, as që kam mundur ta pranoj, ngase një pjesë e çështjeve të pranuara as që janë kërkuar nga pala tjetër” – thotë Gruevski në Facebook. /Art Channel/