Mashtrim i ri nga një agjenci turistike para fillimit të sezonit. Familja Mihajllovski ka paguar rreth 84 mijë denarë në agjencinë turistike “Orfei” për pushim pesëditor në Greqi, për dy të moshuar dhe dy fëmijë të mitur. Por, kur kanë arritur në hotel, recepsionisti i ka njoftuar se
ata nuk kanë rezervim. Më pas, ata pushimin është dashur ta paguajnë aty për aty, por dyfish më shtrenjtë, njofton Alsat M.
“Bëhet fjalë për marrëveshje të lidhur më 18 janar të vitit 2018 me agjencinë turistike “Orfei”, për pesë net ku përfshihet dreka dhe darka në një hotel në Greqi në periudhën 14- 19 qershor. Disa ditë para nisjes, me rregull e morëm vauçerin nga agjencia. Na konfirmuan se është paguar, por kur arritëm nga hoteli na u tha se paratë nuk janë transferuar”, tha Gligor Mihajlovski, i dëmtuar. Për kohë të shkurtë, agjencia turistike “Orfei” ka ndërruar lokacionin. Prej përballë Ministrisë së Drejtësisë është shpërngulur në garazhin me kate “Todor Aleksandrov”.
Data 11.09.2025
Aktuale
- Drislla dhe Vardarishte helmojnë banorët e Shkupit, Angellov: Shiu nuk ndihmoi shumë
- Vrau me breshëri plumbash dy persona dhe plagosur 2 të tjerë, Gjykata jep vendimin për autorin e masakrës së Shkodrës
- Arrestohet shkupjani, dyshohet se është fajdexhi
- Operacioni “First Day”/ Rinis seanca e ndërprerë dje për masat e sigurisë ndaj të arrestuarve në operacionin e bujshëm antidrogë në Elbasan
- Goditet rrjeti i kontrabandës së qenieve njerëzore, arrestohen 3 persona! Ndihmonin njerëz në kalimin e paligjshëm drejt SHBA-së dhe Kanadasë
- Zgjedhjet lokale, dita e fundit për kontroll publik të të dhënave në Listën Zgjedhore
- SPAK çoi për gjykim dosjen për Erion Veliajn, caktohet gjyqtarja e seancës paraprake
- VLEN: BDI/AKI të fundit që mund të flasin për “botën serbe”