Rreth 25 për qind e të rinjve me arsim të lartë kanë braktisur vendin. Evropa Perëndimore dhe SHBAtë janë destinacionet ku të rinjtë po arrijnë më lehtë të punësohen. Në debatin e mbrëmshëm në “Rruga Drejt” kushtuar kësaj dukurie u tha se kushtet e vështira, pagat e ulëta dhe punësimet
partiake janë arsyet që po detyrojnë rininë të braktis vendin. Elmedina Asani e diplomuar në Fakultetin e mjekësisë pohon se ka pasur shumë oferta për tu larguar nga vendi dhe të njëjtat do ti merr në konsideratë.
Ofertat janë aty aktive në kohën që unë vendosi të shkoj, shumica prej tyre janë prej SHBA-ve.
Arsyeja kryesore pse të rinjtë largohen është për shkak se nuk kemi jetë dinjitoze e të mos flasim për diçka më tepër. Për ne është e pa arsyeshme dhe e pa kuptueshme nevoja që të kesh afinitet ndaj një partie politike që të mundesh të arrish diçka në jetën profesionale- u shpreh Elmedina Asani, e diplomuar në Fakultetin e mjekësisë.
Profesori Universitar Gadaf Rexhepi vlerëson se përveç mundësive ekonomike, shkak tjetër për largimin e të rinjve janë edhe mundësitë që u ofrohen për studime në vendet e BE-së. Mundësitë janë shumë të mëdhaja, nuk është vetëm momenti ekonomik. Tash të rinjtë kanë mundësi të rinjtë këtu por edhe mundësinë të shkojnë dikund tjetër që nuk ka qenë në të kaluarën. Në aspektin ekonomik ka shumë dëme, largohet fuqia punëtore – tha Gadaf Rexhepi, profesor në UEJL Tetovë.
Ministrja e punës dhe politikës sociale Milla Carovska tha se shteti po ndërmerr masa afatgjate për të mbajtur rininë në vend.
Të gjitha masat që ne i bëjmë një nga një janë afatgjate dhe duhet të japin efekt. Ato janë në arsim, e patë që ndryshoi ligji për arsimin e lartë. Në pjesën e kopshteve i kompensojmë me kapacitet, mungonin 2.000 njerëz. Vlerësoj se shumë të rinj tanë do ktheheshin nëse përmirësohet cilësia e
jetës këtu te ne – u shpreh Milla Carovska-Ministre e punës dhe politikës sociale. Vet ministrja Carovska pranoi se punësimet partiake ka qenë një ndër arsyet kyçe për largimin e të rinjve drejt vendeve të Evropës./Alsat-M
Data 12.09.2025
Aktuale
- Komploti për grusht shteti “fundos” ish-presidentin e Brazilit, Jair Bolsonaro dënohet me 27 vite burg
- Limaj: Basha duhet të largohet nga posti i kryetarit të Kuvendit për fyerje ndaj historisë së Kosovës
- Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnje/ Autobusi me targa greke merr përpara motorin, vdes në vend 72-vjeçari
- Humbin jetën dy punëtorë, njëri në Dellçevë dhe një në Kavadar
- Eurodeputetët: Kjo Serbi s`ka vend në Bashkimin Evropian
- Hasani: Po të kishte pak sens të drejtësisë, presidentja s’do të çonte komente në Kushtetuese
- Mesut Bajrami: Alternativa në Kumanovë paska ngelur me vetëm 19 persona, së bashku me aktivistë, prej të cilëve 8 janë funksionarë!
- Gjeorgjievksi për planet e transportit publik në Shkup