Pasaporta e Maqedonisë këtë vit është radhitur e 41 sipas rëndësisë së saj, që matet me ate se në sa shtete mund të udhëtosh pa viza. Me pasaportën e Maqedonisë mund të udhëtosh pa viza në 125 shtete, informon INA. Në rajon në vend më të mirë është radhitur pasaporta e Serbisë ku pa viza mund të
udhëtosh në 130 shtete dhe radhitet në vendin e 36. Më pas vjen Maqedonia, ndërsa pas Maqedonisë janë Mali i Zi në vendin e 43, Bosnjë – Hercegovina në vendin e 47, Shqipëria në vendin e 48 me 114 vende, 11 vende më pak se Maqedonia, Kosova në vendin e 96, pasi që mund të udhëtohet pa viza në 109 shtete. Sllovenia dhe Kroacia si vende të BE janë ranguar më lartë në vendin e 9 dhe Kroacia në 16. Me pasaportën sllovene mund të udhëtoni në 180 shtete pa pasur të nevojshme të pajiseni me vizë. Ky studim është bërë nga Henley Passport Indeks, ku Japonia mban vendin e parë, pasi që shtetasit e saj mund të udhëtojnë pa viza në 189 shtete. Gjermania radhitet e dyta, dhe e treta Singapori. Në fund të listës janë Siria, Pakistani, Iraku dhe
Afganistani. (INA)
Data 13.02.2025
Aktuale
- Kasami: Të gatshëm të bisedojmë për stemën, por edhe për himnin dhe 20%
- Do të ketë mbyllje të marketeve dhe pushime nga puna nëse kufizohen marzhet, Oda e Tregtisë kërkon takim urgjent me Qeverinë e RMV-së
- “Kë ke pasur para burrit”, debat i ashpër mes Rozanes dhe Gertes
- Plagoset me thikë në shkollë, nxënësi 16-vjeçar dërgohet me urgjencë në spital
- I ka keqtrajtuar dhe i ka braktisur 4 fëmijët e tij të mitur, arrestohet 55-vjeçari nga Gostivari
- Andonovski: RMV-ja ka potencial të madh për bashkëpunim dhe shkëmbim njohurish me vende të suksesshme si EBA
- Radoniqi – Osmanit: Për problemet e uebfaqes së KQZ-së, po presim raportin e institucioneve të sigurisë
- VMRO-DPMNE: Ljupço Kocevski është përgjegjës për strehimin e kriminelëve politikë nga LSD dhe BDI