Forumi Rinor Shqiptar si organizatë rinore shqiptare shfrytëzon rastin t’i urojë “Shkëndijës” titullin e dyfisht, kampionatin, Kupën e Maqedonisê deri tek të cilat arriti me shumë mund, punë dhe sakrificë.
Me një fjalë, “kuq e zinjtë” nga Tetova me lojërat e në kampionat treguan se janë një ekip shumë i fuqishëm, i mirë pregatitur dhe sy pa trembur, me ç’rast shënuan histori pas shumë vitesh që si ekip të kenë më shumë se 100 gola në një kampionat.
Pas Shkëndijës, FRSH, uron edhe djelmoshat e trajnerit Zekirja Ramadanit, të cilët me sukses arritën të luftojnë në fushën e blertë që pas 14 viteve pushim t’i rikthehen Arenës Ndëkombëtare nê Sport me ç’rast ua përmbushi ëndrrën e kahmotshme publikut dhe fansave të zjart që kanë ekipi i F.C Shkupit.
FRSH uron të dy ekipet dhe pret që dy tifo grupet, Ballistët dhe Shvercerat të japin mësim tifo grupeve tjera se si duhet dhe mbêshtet klubi i zemrës.