Edhe përpos tentimeve të qeverisë që të ndërtojë partneritet me asociacionet dhe sektorin qytetar në sferën e mediave, kjo sferë edhe mëtej nuk është liruar nga ndikimet institucionale dhe personale për shkak të Kuvendi shumë ngadalë është duke i sjellë ndryshimet e nevojshme ligjore – u than ë prezantimin e raportit të tretë periodik në kuadër të Projektit “Opservimi I reformave në media”.
Lëndë të monitorimit kanë qenë katër shtyllat e Prioriteteve urgjente reformuese – Servisi Publik RTVM-ja, reklamimi qeveritar, qasja deri tek informatat dhe ofendimet dhe shpifjet. Është konstatuar se edhepse në disa prej këtyre katër shtyllave me të cilat vlerësohet liria e shprehjes ka përparime të dukshme, mosmiratimi I ligjeve kyce pengojnë processin reformues.
Monitorimin e kanë zbatuar Fondacioni Metamorfozis, Qendra për promovimin e vlerave qytetare “Agora” dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Ky project do të vazhdojë me ndjekje të reformavce deri më 30 Qershor ku edhe do të publikohet raporti final. /Art Channel/