Parlamenti i miratoi ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Ndryshimet ligjore i përkrahën 80 deputet, asnjëri nuk ishte kundër dhe nuk kishte të përmbajtur, transmeton Almakos.
Këto ndryshime kanë ardhur si rezultat i pajtimit të pozitës dhe opozitës dhe janë të paralajmëruara si zgjidhje e përkohshme për deri në vjeshtë, për kur është paralajmëruar se do të duhet miratuar ndryshimet e reja të ligjeve zgjedhore që do ta përfshijnë edhe Kodin Zgjedhor.
Me këto ndryshime rregullohet edhe zgjedhja dhe përbërja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Asani Salija i përfundon mandati me futjen e tij në fuqi, derisa sekretarit të përgjithshëm i KQZ do ta kryej funksionin deri në zgjedhjen e sekretarit të ri./Almakos/