Gjykatësi Osman Shabani, që është anëtar i Këshillit Gjyqësor për lëndën “Titanik 2” i urdhëroi përfaqësuesit e policisë së gjykatës që kameramanit të TV Sitel që kishte leje për incizim nga Gjykata e Lartë t`ia fshijnë incizimin, pasi që paraprakisht, kameramani, përskaj të akuzuarve i incizoi edhe gjykatësit, transmeton Almakos.
“Fshijani tërë incizimin” i urdhëroi osman Shabani përfaqësuesit e policisë gjyqësore. Askund në Rregulloren Gjyqësore as në Ligjin për procedurën penale ku ka ndonjë nen që ndalohet incizimi i gjykatësve kur për atë është siguruar leje nga gjykata më e lartë.
Ky interpretim i lirë i neneve vlen thuajse edhe për të gjithë gjykatësit që nuk i lejojnë kameramanët ta incizojnë këshillin gjyqësor./Almakos/