Zv/ministri i Arsimit Arbër Ademi do të kalojë në postin e ministrit në këtë dikaster. Ministrja aktuale Renata Deskoska si në shaka e konfirmoi se ai do të jetë trashëgimtar i saj pasi gazetarët i kërkuan deklaratë, njofton Telma.
Deskoska pritet të drejtojë ministrinë e Drejtësisë, post i cili prej disa javësh qëndron vakant pas dorëheqjes së Bilen Salijit të BDI-së.
Ndërkohë, ish ambasadori në Danimarkë Asaf Ademi është propozim i Lëvizjes BESA për ministër të Kulturës. Në zgjedhjet e fundit lokale ai humbi betejën për të parin e komunës së Gostivarit, transmeton Medial.mk.
PDSH ve[më e bëri të ditur se me ministrinë për investime të huaja do të udhëheq Bardhyl Dauti, derisa zv/ministër i Transportit do të jetë Mitasin Beqiri.
Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të dorëzoj në Kuvend për miratim emrat e rinj të kabinetit të tij qeveritarë. Mësohet se krahas posteve vakante të ministrave, kryeministri do të dorëzoj propozime edhe për disa zv/ ministra dhe sekretarë shtetërorë.
/Medial.mk/